Në përfundim të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës, klubi i Tiranës ka denoncuar për dhunë të ushtruar nga forcat e policisë. Në Facebook, ata kanë akuzuar forcat e rendit për dhunë fizike e verbale, ndaj lojtarëve.
Në një video të publikuar nga “Tv 1 Channel”, shihen gazetarët që nxirren nga korridoret e “Loro Boriçit” nga policia, ndërsa kamera ka pikasur edhe mbrojtësin e Tiranës, Uellison, teksa i tregon mjekëve të bardhebluve, shenjat e dhunës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al