Zbardhet vendimi/ Si u lirua nga akuzat për vrasje Jambelli, mungonte foto e…

Apr 26, 2018 | 14:07
SHPËRNDAJE

“Panorama” zbardh vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës, e cila shpalli të pafajshëm shtetasin Bledar Jambelli për vrasjen e dyfishtë të dy shtetasve në vitin 2006 dhe një tjetri në vitin 2012.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, dhënë në vitin 2014, Bledar Jambelli shpallet i pafajshëm për mungesë provash. Në fakt, Prokuroria e Vlorës kishte paraqitur një provë të fortë në Gjykatë për Jambellin.

faksimile e vendimit te gjykates

Bëhet fjalë për një gjurmë gishti në makinën e përdorur nga autorët për vrasjen e dyfishtë të vitit 2016. Krahasimet e bëra nga ekspertët e Kriminalistikës dolën në përfundimin se gjurmët përputheshin me ato të Jambellit. Në vendim shkruhet: “Me vendimin dt.10.12.2012 të prokurorit është vendosur rifillimi i hetimeve dhe rikryerja e aktit të ekspertimit daktiloskopik të gjurmës papilare “A”.

Nga akti i riekspertimit daktiloskopik Nr 11584, dt.14.12.2012. të kryer nga Drejtoria e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Tiranë. Ekspertët dolën në përfundim se ajo gjurmë është formuar nga gishti i unazës së dorës së djathtë të Bledar Jambellit”. Mirëpo, Gjykata e ka hedhur poshtë këtë provë që në Shkallën e Parë.

faksimile e vendimit te gjukates1

“Lidhur me aktin e ekspertimit daktiloskopik, Gjykata ka vlerësuar se ai nuk ka vlerë të paracaktuar pasi: Vetëm vendi i gjetjes dhe marrjes së gjurmës “A” nuk është shoqëruar me fotografi”, shkruan arsyetimi i Gjykatës. Për këtë arsye, Jambelli u lirua nga akuzat dhe Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e Prokurorisë së Vlorës.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura