Zbardhet vendimi i KPK për Rovena Gashin: Milionat që nuk justifikoi

Sep 12, 2018 | 13:09
SHPËRNDAJE

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin e shkarkimit të Rovena Gashit nga detyra e Prokurores pranë Prokurorisë së Përgjithshme, më 25 Korrik.

VENDIMI I KPK-ROVENA GASHI

“Nga analiza financiare rezultoi se subjekti i rivlerësimit ka pasur një mungesë të aftësive paguese, me të ardhura nga burime financiare të ligjshme, pasi dalin me bilance negative pesë vite, respektivisht: viti 2011 (- 4.123.421 lekë); viti 2012 (- 103.233 lekë); viti 2013 (- 3.417.236 lekë) dhe viti 2015 (-180.064 lekë), dhe për rrjedhojë, bilanci total i këtyre viteve del negativ, me – 7.823.954 lekë”, thuhet në vendimin e zbardhur të KPK-së.

Sipas komisionit, edhe i ati i Rovena Gashit ka pasuri të pajustifikuar.

“Bilanci i përgjithshëm financiar i z. N.G., për periudhën 1990 – 2016, rezulton negativ, me – 85.718.826 lekë”, thuhet në vendimin e zbardhur këtë të martë.

VENDIMI I ZBARDHUR NGA KPK

Rovena Gashi nuk mori pjesë në seancën dëgjimore. Para fillimit të saj, në një deklaratë shpërndarë për mediat, arsyetoi bojkotin, duke u shprehur se seanca dëgjimore në vetvete përbën vetëm një arenë diskretitimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eliminimin e pushtetit gjyqësor.

Rovena Gashi ka dërguar çështjen në Strasburg ku kundërshton shtetin shqiptar për procedurat se si ajo u pezullua nga detyra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura