Zbardhet vendimi i Gjykatës së Fierit: Katër arsyet që çuan në lirimin e Mark Frrokut

May 23, 2018 | 18:12
SHPËRNDAJE

Gjykata e Fierit ka bërë publik arsyetimin e vendimit për lirimin e ish-deputetit Mark Frroku.

Në vendimin e gjykatës thuhet se kërkesa e Frrokut ka qenë e mbështetur në prova dhe në ligj.

“Gjykata pasi analizoi provat e paraqitura nga palët arrin në përfundimin se kërkesa e kërkuesit M.F  me objekt “Lirim para kohe  me kusht” është e mbështetur në prova dhe në ligj dhe për pasojë duhet pranuar”, thuhet në vendim.

Mark-Frroku-3

Po ashtu në këtë vendim thuhet se për lirimin para kohe më kusht janë marrë disa faktorë, ku shkruhet se: Me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi  për edukimin e tij.

4 ARSYET QË ÇUAN NË LIRIMIN E FRROKUT

1-   Të ketë vuajtur jo më pak se 3/4 e dënimit për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji,. Sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit të datës 25.04.2018 kërkuesi M.F  nga dënimi i kanë mbetur për të vuajtur dhe 1 vit 5 muaj 18 ditë  burgim. Ndërsa nga dita e shpalljes së vendimit datë 09.05.2018 i mbeten për të vuajtur edhe 1(një) vit 5(pesë) muaj e 5 (pesë) ditë   burgim. Nga dinamika e vuajtjes së dënimit rezulton se kërkuesi M.F nuk  ka përfituar ulje dënimi për shkak të amnistisë .Përsa më sipër, rezulton se kërkuesi M.F  deri ditën e gjykimit ka vuajtur më shumë se 3/4 e dënimit të dhënë, duke plotësuar kështu një nga kërkesat e parashikuara në nenin 64 të Kodit Penal.

2-   Me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi  për edukimin e tij. Sipas vlerësimit të sjelljes nr.923 Prot. datë 26.04.2018 paraqitur nga përfaqësuesi i I.E.V.P.Fier me objekt “Lirim me kusht” rezulton se: “… gjatë bisedave të zhvilluara shprehet i penduar mbi veprën penale … marrëdhëniet me personelin, bashkëvuajtësit dhe familjarët e tij janë korrekte dhe shumë të mira.…nuk është i motivuar të marrë pjesë në kurset e formimit profesional…frenkuenon ambientet sportive si dhe veprimtaritë edukative-kulturore..dhe nuk ka marrë masa disiplinore. ”. Të dhënat e mësipërme konfirmohen dhe nga vlerësimet e sjelljeve që ndodhen në dosje. Në këto kushte, sjellja dhe puna e të dënuarit M.F  ja ka arritur qëllimit për edukimin e tij.

3-   I dënuari të mos jetë përsëritës për krime të kryera me dashje. Sipas vërtetimit të gjëndjes gjyqësore nr.16 Prot. datë 12.04.2018 lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve rezulton se rezulton se kërkuesi (i dënuari) M.F  nuk është dënuar më parë .Në këtë vërtetim pasqyrohet vendimi i dënimit të cilin kërkuesi M.F  është duke  vuajtur dhe për të cilin kërkon lirimin me kusht. Përsa më sipër edhe ky kusht i kërkuar shprehimisht nga neni 64 i Kodit Penal përmbushet.

4-   I dënuari të ketë arsye të veçanta për të përligjur lirimin e tij me kusht. Për të vërtetuar këto arsye, kërkuesi M.F  paraqiti këto prova:

a-   Kërkuesi M.F  ka një familje e cila përbëhet nga ai vetë    bashkëshortja, nëna, babai, fëmijët e tij dhe të vëllatit të tij, sipas çertifikatës familjare datë 10.04.2018.

b-   Bashkjëshortja e tij vuan nga një sëmundje e rëndë.

c-    Prindërit e tij janë të moshuar  dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore..

d-   Ai është ortak i shoqërisë  A.M – L Group.

VENDIMI I PLOTË

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura