Zbardhet vendimi i Gjykatës për gazetarin dhe Fredi Alizotin/ Dëshmia e Babales: Bashkëpunova me…

Oct 10, 2018 | 22:36
SHPËRNDAJE

“Panorama” zbardh vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që pranoi kërkesën e Prokurorisë për vendosjen në masë “arresti me burg” për Fredi Alizotin dhe “detyrim paraqitjeje” për gazetarin Jetmir Olldashi. Në vlerësim të dosjes së Prokurorisë, të cilën “Panorama” e disponon gjithashtu, gjyqtarja Liljana Baku vlerëson se personat që realizuan audio-përgjimin, do të duhej ta dorëzonin në organet e akuzës nëse do të ishte i vërtetë, në vend që ta dorëzonin në një forcë politike.

albert veliu

Gjithashtu, gjyqtarja, në arsyetimin që jep për masat e sigurisë, thotë se ka dyshime që qëllimi i inskenimit të audio-përgjimit te ketë qenë denigrimi i figurës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. “Për të hetuarin Veliu motivi dyshohet se lidhet me qëllimin për të përfituar për vete dhe për familjarët azil, i rezultuar si nga përgjimi i komunikimeve të tij telefonike, ashtu edhe nga fakti i largimit, pa anashkaluar edhe përfitimin material. Për të hetuarin Alizoti, motivi i dyshuar për përfshirjen e tij është ai material”, shkruan ndër të tjera gjyqtarja Baku në vendimin që ka dhënë për lëshimin e urdhërarresteve për “Babalen” dhe Fredi Alizotin. Gjykata vlerëson se tre personat nën hetim, realizuan inskenimin e përgjimit të vëllait të ministrit, pasi nuk arritën ta përgjonin. Gjithashtu, “Panorama” zbardh të plotë edhe dëshminë e Albert Veliut, që ka dhënë përpara prokurorëve pas publikimit të audi0-përgjimit nga ana e Partisë Demokratike. Kështu, ai thotë se ka bashkëpunuar me agjentë të SHISH-it për përgjimin e Xhafajt. Ai i referohet gazetarit Jetmir Olldashi si punonjës i SHISH, i cili edhe e intervistoi brenda selisë së Partisë Demokratike.

VLERËSIMI I GJYKATËS

…Në çështjen objekt gjykimi, të hetuarit Veliu, Alizoti dhe Olldashi, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin përgatitën provën e rreme, përgjimin e bisedës së kryer midis Veliut dhe Alizotit, ku ky i fundit u paraqit si Geron (Agron) Xhafaj. Ndërsa i hetuari Veliu, “Bashkëpunëtori X”, njoftoi se kishte shkuar për të realizuar trafikimin e lëndëve narkotike, i hetuari Alizoti, duke u paraqitur sikur të ishte Geron Xhafaj, i kërkoi që ajo të ishte hera e parë dhe e fundit, për shkak të sulmeve në adresë të vëllait të tij ministër. I hetuari Olldashi, pas përgatitjes së përgjimit, e dorëzoi atë në selinë e Partisë Demokratike, duke u bërë publik në datën 14.05.2018, ndërsa organi i Prokurorisë regjistroi procedimin penal për veprën penale të trafikimit të narkotikëve (procedimi nr. 95/2018). Pavarësisht se në nivelin e provave të paraqitura nuk rezulton ndonjë e dhënë për lidhje të drejtpërdrejtë midis të hetuarve Olldashi dhe Alizoti, elementi i bashkëpunimit ekziston, sepse provohet lidhja midis të hetuarve Olldashi dhe Veliu, nga njëra anë dhe midis të hetuarve Veliu dhe Alizoti nga ana tjetër, dashja në kryerjen e veprimeve dhe fakti penal i kryer në të gjithë komponentët e tij (Vendimi Unifikues i Gjykatës së Lartë Nr. 3 datë 24.01.2011). Motivet që i shtynë të hetuarit në kryerjen e veprës penale të kallëzimit të rremë, rezultojnë të ndryshme. Për të hetuarin Olldashi, me profesion gazetar dhe në lidhje të ngushtë me deputetë të krahut opozitar, dyshohet se motivi lidhet me denigrimin e figurës së ministrit të Brendshëm. Qëllimi i investigimit të tij, sikurse i pohoi drejtuesit të emisionit “Të Paekspozuarit”, ishte vëllai i ministrit të Brendshëm, ndërsa materialin e përgjuar, nëse do të ishte i vërtetë, do të duhej të dorëzohej në organet e ndjekjes penale dhe jo në selinë e një force politike. Për të hetuarin Veliu, motivi dyshohet se lidhet me qëllimin për të përfituar për vete dhe për familjarët azil, i rezultuar si nga përgjimi i komunikimeve të tij telefonike, ashtu edhe nga fakti i largimit, pa anashkaluar edhe përfitimin material. Për të hetuarin Alizoti, motivi i dyshuar për përfshirjen e tij është ai material…

DËSHMIA E VELIUT

Në datë 18.05.2018 i janë marrë deklarime në cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit shtetasit Albert Veliu. Ky shtetas ka deklaruar se ishte njëri prej biseduesve në përgjimin e publikuar në mediat elektronike e rrjetet sociale, i quajturi “Bashkëpunëtori X”. Nuk kishte dijeni se kush ishte personi që e kishte regjistruar bisedën dhe mjeti me të cilin ishte bërë regjistrimi. Pretendon që e ka telefonuar shtetasin Agron Xhafa nga numri celular *****, regjistruar në emrin e tij. Pretendon ta ketë telefonuar rreth orës 11-12, rreth katër ditë përpara se të binin shirat e mëdha në Vlorë. Gjatë telefonatës me Agron Xhafën, e kishin lënë të takoheshin po atë ditë rreth orës 17:30- 18:00 te bar “XXXXX”. Te lokali kishte gjetur Agronin, i cili kishte shkuar përpara dhe ishte i ulur me dy shtetas të tjerë. Këtyre shtetasve u dinte vetëm emrat, Ermal dhe Altin dhe që ishin nga Vlora. Sa i përket shtetasit Ermal, Alberti pretendon që Agroni i kishte thënë që ky ishte shok i tyre dhe punonte me Policinë Kufitare. Pretendon, që sapo është ulur në tavolinë, kishte hyrë direkt në bisedë me Agronin, ku i ka kërkuar që ta ndihmonte, duke dalë garant te Altini dhe Ermali që ata krahas transportit të sasive të tjera me kanabis, të shtetasve të tjerë, te merrnin edhe një sasi prej tij. Agroni i kishte thënë në tavolinë se do ta njoftonte ai kur dhe ku do të shkonte tek “Panorama” zbardh vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, që pranoi kërkesën e Prokurorisë për vendosjen në masë “arresti me burg” për Fredi Alizotin dhe “detyrim paraqitjeje” për gazetarin Jetmir Olldashi. Në vlerësim të dosjes së Prokurorisë, të cilën “Panorama” e disponon gjithashtu, gjyqtarja Liljana Baku vlerëson se personat që realizuan audio-përgjimin, do të duhej ta dorëzonin në organet e akuzës nëse do të ishte i vërtetë, në vend që ta dorëzonin në një forcë politike. Gjithashtu, gjyqtarja, në arsyetimin që jep për masat e sigurisë, thotë se ka dyshime që qëllimi i inskenimit të audio-përgjimit te ketë qenë denigrimi i figurës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. “Për të hetuarin Veliu motivi dyshohet se lidhet me qëllimin për të përfituar për vete dhe për familjarët azil, i rezultuar si nga përgjimi i komunikimeve të tij telefonike, ashtu edhe nga fakti i largimit, pa anashkaluar edhe përfitimin material. Për të hetuarin Alizoti, motivi i dyshuar për përfshirjen e tij është ai material”, shkruan ndër të tjera gjyqtarja Baku në vendimin që ka dhënë për lëshimin e urdhërarresteve për “Babalen” dhe Fredi Alizotin. Gjykata vlerëson se tre personat nën hetim, realizuan inskenimin e përgjimit të vëllait të ministrit, pasi nuk arritën ta përgjonin. Gjithashtu, “Panorama” zbardh të plotë edhe dëshminë e Albert Veliut, që ka dhënë përpara prokurorëve pas publikimit të audi0-përgjimit nga ana e Partisë Demokratike. Kështu, ai thotë se ka bashkëpunuar me agjentë të SHISH-it për përgjimin e Xhafajt. Ai i referohet gazetarit Jetmir Olldashi si punonjës i SHISH, i cili edhe e intervistoi brenda selisë së Partisë Demokratike. Ermali. Të nesërmen, pretendon ta ketë takuar përsëri Agronin te hotel “P*****” për rreth 5 minuta në këmbë. Atje i ka kërkuar një shumë parash prej 3 mijë eurosh për të blerë sasinë e kanabisit, shumë, të cilën Agroni ia kishte dhënë. Alberti kishte planifikuar të blinte një sasi prej 20 kg kanabis. Shumën e parave e kishte mbajtur në banesën e tij, me qëllim që të blinte një sasi kanabisi te një person, i cili ishte kapur më pas me një sasi rreth 400 kg. Kanabis në një banesë në fshatin Llakatund. Sipas planifikimit të Albertit, transporti do të bëhej me gomone rreth katër ditëve, nga momenti që i kishte marrë 3 mijë eurot Agronit. Sasinë e kanabisit do ta çonte në vendin e nisjes së gomones, i cili do të ishte te vendi i quajtur “Plazhi i Vjetër”, afër Zvërnecit. Atë periudhë, moti u prish dhe nuk u arrit transportimi i lëndës narkotike. Sipas Albertit, Agroni e kishte njoftuar se rruga nuk do të bëhej dhe punët kishin shkuar shumë keq. Pas këtij komunikimi, të nesërmen ka shkuar për t’i kthyer eurot që i kishte marrë borxh, të cilat ia kishte dhënë në dorë. Alberti pretendon që takimet e mëtejshme kanë qenë sporadike të rastësishme. Shtetasi Albert ka dhënë deklarime edhe për qëndrimin e tij në Itali. Ishte larguar në vitin 2000, ku ishte sistemuar në Peskara. Atje ishte marrë me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Me këtë aktivitet ishte marrë edhe Agroni, i cili në vitin 2002 ishte kapur me një grup rreth 7-8 personash. Shtetasi Albert është arrestuar në fund të vitit 2007. Sipas tij, i gjithë grupi prej 12 personash furnizohej me lëndë narkotike nga një person i quajtur “Kaçubja”. Ky person, sipas Albertit, ishte lidhje e drejtpërdrejtë me Agronin. Sipas Albertit, gjatë gjithë procesit penal, hetim, procedim e gjykim, ai nuk kishte folur, por kishte qëndruar i heshtur, duke mos treguar, duke mosbashkëpunuar me organet proceduese italiane. Ky qëndrim i tij ishte ndëshkuar nga gjykata me pesë vjet burgim, kundrejt dhjetë vjetëve të kërkuara nga prokurori italian. Këtë dënim e kishte shlyer plotësisht në shtetin italian. Sipas Albertit, duke pasur parasysh faktin se gjatë kohës që ai vuante dënimin, Agroni nuk ishte interesuar absolutisht për fatin e atij, apo të familjes së tij, duke gjykuar marrëdhënien e tij me të dhe duke menduar me të drejtë se me ambientin ku punon ai, është detyrim të interesohej për fatin tij dhe të kontribuonte në anën financiare të familjes së tij, e kishte konsideruar mosinteresimin total të Agronit ndaj tij, si një padrejtësi. Alberti deklaron që për këtë arsye veproi, për pasojë, duke i hapur gjithë këtë problematikë.

AUDIO-PËRGJIMI

Alberti ka deklaruar që për këtë qëllim kishte kërkuar bashkëpunimin me Shërbimin Informativ Shtetëror. Kishte ardhur në Tiranë ku ishte takuar me një person, të cilin e kishte vënë në dijeni sa kishte ndodhur dhe si kishte ndodhur. Më pas, rreth gjashtë ditë përpara realizimit të përgjimit, kishin ardhur në Vlorë një grup prej dy vetash. Njëri prej tyre e kishte mbiemrin Bendo, por emri nuk i kujtohej. Më pas kishin ardhur dy persona të tjerë, që kishin punuar me Albertin për realizimin e këtij përgjimi. Gjithsej, sipas Albertit, ishin kryer 3 përgjime. Njëri në makinë, kur ai kishte folur nëpërmjet telefonit të tij me Agronin dhe dy të tjerë ambientalë. Në përgjimin e parë ambiental, ai ishte pajisur me përgjues të futur në stilolaps. Këtë stilolaps e kishte futur në xhepin e brendshëm të anës së djathtë të një xhupi të zi. Me këtë pajisje ishte takuar vetëm për vetëm me Agronin, në një disko të gjendur afër tunelit të zonës së “Ujit të Ftohtë”. Kishte biseduar për rreth 30 minuta, por përgjuesin e kishte fikur pas 10 minutash, pasi biseda që po zhvillohej më pas nuk kishte interes. Ky përgjim kishte dalë me shumë zhurmë për shkak të mjedisit me muzikë dhe cilësisë së aparatit përgjues. Përgjimi i dytë ambiental ishte ai që është publikuar në media. Për këtë përgjim është pajisur nga personeli i SHISH me një pajisje përgjuese me pamjen e një çelësi pult të një automjeti “Audi”. Përgjuesi e fillonte funksionimin në mënyrë mekanike, duke shtypur butonin e pultit me shenjën e hapjes së automjetit. Në momentin kur hynte në funksion, përgjuesi jepte një dridhje. Përgjuesi pushonte së funksionuari nëpërmjet po të njëjtit buton dhe në momentin kur pushonte jepte dridhje. Sipas Albertit, pas realizimit të përgjimit, mjetin përgjues ia kishte dorëzuar punonjësit të SHISH, i cili e kishte pajisur me të. Grupi i SHISH përbëhej nga dy persona, ku njëri komandonte. Ky grup, ishte i pajisur me aparatura vëzhguese dhe përgjuese. Materialin audio, të cilin e kishte regjistruar ua kishte dorëzuar këtyre dhe vetë nuk e mbajti një kopje. Kur e kishte parë materialin të publikuar në media, ishte ndjerë i çuditur dhe i tradhtuar.

INTERVISTA

I pyetur rreth publikimit të një materiali audio-video në datë 17.05.2018, ku paraqitej në një intervistë duke folur rreth kësaj ngjarjeje, shtetasi Albert Veliu ka deklaruar se biseda ishte zhvilluar në të gdhirë, data 17.05.2019, rreth orës 3:00, në një dhomë të gjendur në selinë e Partisë Demokratike. Personi që kreu intervistimin e që i dëgjohej zëri, por nuk i shfaqej figura, ishte i njëjti person, punonjës i SHISH (gazetari Jetmir Olldashi), i cili kishte ardhur herën e parë në Vlorë, i shoqëruar me personin e memorizuar prej tij me mbiemrin Bendo. Intervista ishte regjistruar me anë të një kamere të vogël, të vendosur në trekëmbësh të pozicionuar përpara tij. Sipas Albertit, ai kishte ardhur në Tiranë në datën 15.05.2018, rreth orës 13:30, të mesditës dhe kishte qëndruar në një hotel. Rreth orës 18:00, ai ishte takuar me të në një lokal, ku i ka kërkuar llogari pse ia kishin publikuar përgjimin dhe ai i kishte thënë se nuk e kishte idenë se si kishte ndodhur. Me përfaqësuesit e Partisë Demokratike kishte kontaktuar, duke u paraqitur vullnetarisht dhe personalisht në sportelin e selisë së saj, në datën 16.05.2018, rreth orës 15:00. Aty kishte kontaktuar me një sekretar, të cilit nuk ia kishte marrë vesh emrin. Me të kishte komunikuar në zyrë për rreth 30 minuta, ku e kishin lënë të takoheshin sërish në orën 02:50 të mëngjesit të datës 17.05.2018. Në këtë orë ishte takuar sërish me këtë person, i cili e kishte shoqëruar në një dhomë në katin e dytë të selisë së PD-së, atje kishte regjistruar edhe intervistën e bërë publike.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura