Zbardhet vendimi i Gjykatës Federale, ja çfarë do të ndodhë me Skënderbeun

Aug 12, 2020 | 19:20
SHPËRNDAJE

Lajm i hidhur nga Gjykata Federate për korçarët, Skënderbeu nuk ka arritur të fitojë dot gjyqin, teksa është lënë në fuqi vendimi i KAS-it:

Skenderbeu tropikal

Vendimi është bërë publik nga klubi bardhekuq nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ku shkruhet:

NJOFTIMI I KLUBIT:

Sot, më datë 12 Gusht 2020, KF Skënderbeu-t ju bë me dije Vendimi i Gjykatës Federale Zvicerane në lidhje me rekursin e kryer ndaj Vendimit të CAS-it datë 12 Korrik 2019.

Pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proçes, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it.

Në momentin aktual, KF Skënderbeu po shqyrton të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cënon rëndë parimet e të drejtës për një proçes të rregullt ligjor. Për këtë, informacione të mëtejshme në lidhje me përmbajtjen e vendimit në fjale do të bëhen publike, pasi të jenë kryer të gjitha vlerësimet e rastit.

Pavarësisht efekteve tejet të rënda që ky vendim ka, KF Skënderbeu do të vezhdojë rrugën e tij drejt arritjes sërish të sukseseve historike të mëparshme, të cilat ende sot shërbejnë si model e frymëzim për futbollin Shqipëtar. Puna vazhdon!

Skenderbeu

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura