Zbardhet vendimi/ Formulari dhe kushtet që duhet të plotësojë biznesi i vogël për të përfituar rrogën nga qeveria. Ja sa do paguhen në muaj

Mar 28, 2020 | 19:50
SHPËRNDAJE

biznesi-Rama qeveria-ndihmaQeveria ka detajuar mënyrën si do ndahen paratë e pagave për të punësuarit në biznesin e vogël. Bëhet fjalë për biznesin me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit. Në vendim parashikohen kategoritë që përfitojnë dhe kushtet për të aplikuar. Qeveria do të ndajë 5,85 miliardë lekë në formë page dhe pagese papunësie.

Përfituese të paketës janë: Personat fizikë të vetëpunësuar; Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar; Të punësuarit në personat fizikë tregtarë; Të punësuarit në personat juridikë. Qeveria ka vendosur 3 kushte për të marrë kompensimin.

“Për të përfituar ndihma financiare, duhet që subjekti tatimpagues: a) të ketë ndërprerë aktivitetin në zbatim të urdhrave përkatës të ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të nxjerra për këtë qëllim;
b) të ketë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin;
c) të ardhurat e deklaruara të të cilit, sipas deklaratës së tatimit mbi fitimin/tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin 2019, të jenë deri 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë.”

Të gjitha bizneset që plotësojnë këto kushte, duhet që të aplikojnë në Drejtorinë e Tatimeve për të marrë rrogat. Në vendim qartësohen edhe mënyra e aplikimit. “Subjektet, duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit efilinig, kërkesën me të dhënat e përfituesve, ku përfshihen:
a) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS;

b) Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar të familjes dhe të punësuarit, përfshirë: i. emrin, atësinë, mbiemrin; ii. numrin personal të identifikimit të përfituesit; iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse bankare; iv. numrin e llogarisë bankare”.

Do të jena tatimet ato, që sipas vendimit, do të kontrollojnë deklaratat për vërtetësinë e të dhënave. (Formulari që duhet plotësuar)

Formulari- ndihma ekonomike

Por sa lekë do marrin të papunët nga coronavirusi? Qeveria parashikon të paguajë pagën minimale fiskale.

 “Ndihma financiare, që përfitojnë të vetëpunësuarit, punëtorët e papaguar të familjes dhe të punësuarit sipas këtij vendimi, është e barabartë me pagën minimale në fuqi, 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Nga ana tjetër, në të njëjtin vendim janë parashikuar që të dyfishohet edhe pagesa e papunësisë, për të gjithë ata që janë regjistruar si të papunë deri më 10 mars 2020, si dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike.  I gjithë plani i qeverisë është mbyllja e kësaj emergjence të paktën brenda tre muajve. Në të kundërt, ky vendim, pas tre muajsh nuk do të jetë më i vlefshëm.

“Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë nga COVID-19, por jo më shumë se 3 (tre) muaj”./PANORAMA.al

Vendimi per pagesen

Vendimi per pagesen1

Vendimi per pagesen12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura