Zbardhet vdekja e mësueses, vajza e gjeti pa jetë në banesë. Del emri i shqiptarit, i ishte futur brenda për të…

Oct 26, 2019 | 14:30
SHPËRNDAJE

Piazza-Vecchia_1024x768-696x522

Një grabitje që shkoi keq ka lënë të vdekur një ish mësuese 91 vjecare dhe vuri në pranga shqiptarin Sergio Malaj, i cili i kishte hyrë në banesë të moshuarës për të kryer vjedhje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Tolfa, Romë, Itali. Dyshimet e para janë se i riu ka qenë nën efektin e alkoolit.

Kishte menduar se nuk do gjente njeri në shtëpi, por kur është përballur me të zonjën e banesës, e ka qëlluar me thikë duke e lënë të pajetë.

Mësuesen e dalë në pension e ka gjetur pas disa orësh e bija, por nuk i kishte mbetur më asgjë për të bërë, pasi e moshuara kishte ndërruar jetë.

Shqiptari tani ndodhet në paraburgim dhe sic shkruajnë mediat italiane, ai jetonte në një qytezë, 70 kilometra larg Romës.

Mësohet se bashkë me të ishte edhe një person tjetër, për të cilin policia ka nisur një operacion kërkimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura