Zbardhet vdekja e këngëtares së njohur, e vrau bashkëshorti (FOTO)

Sep 18, 2017 | 13:26
SHPËRNDAJE

Prokurorisë iu deshën plot 18 muaj që ta zbulojë se vrasësi i këngëtares së njohur serbe Jelena Krsmanovic ndodhej në shtëpinë e saj.

z_1505729194-524615

Zoran Marjanoviç burri i tashmë këngëtares së ndjerë i cili u arrestua si i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, transmeton Gazeta Express.

Zorani arriti ta fsheh krimin plot kaq kohë, derisa hetuesit e zbuluan këtë detaj shokues.

Deri në ato momente Zorani sipas mediave serbe ishte i qetë dhe nuk vërehej asgjë.

Qëndronte me fëmijën e tij, deri në momentin e arrestimit. Tashmë fëmija ndodhen në duart e Qendrës për punë sociale.

Jelena Krsmanovic ishte zhdukur në prill të vitit 2016. Ishte pikërisht bashkëshorti i cili ka lajmëruar policinë e cila pas 20 orësh kërkim e ka gjetur trupin e saj në një kanal.

cafd3e217596a5abe115242d3c315a72.jpg 4f318d0b1592601098abb09cc520f03d 09ffa26354d442cfdaf3501fd6fcd47e 42c47b3c2bdaf91961a7d4a973a527b2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura