Zbardhet urdhëri i Bashës për zgjedhjen e krerëve lokalë: Siguroni barazi për kandidatët

Nov 20, 2018 | 23:10
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka firmosur urdhërin për zhvillimin e zgjedhjeve për krerët e degëve të PD në të gjithë vendit. Në kuadër të riorganizimit të PD, Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar ka urdhëruar zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarët e rinj të PD.

 
1

Sipas urdhërit të firmosur nga kryedemokrati Basha zgjedhjet për krerët e rinj lokal të PD do të zhvillohen nga data 23 nëntor deri në 2 dhjetor.

Në urdhrin e tij, Basha ka kërkuar grupi i Punës që do të organizojë zgjedhjet të mbështes kandidatët dhe t’i sigurojë atyre akses të barabartë: Listat e anëtarësisë; Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në komisionin e votimit; Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në procesin e numërimit të votave dhe shpalljen e rezultatit.

Partia Demokratike do të mbledhë në 15 dhjetor Kuvendin Kombëtar të saj për të përmbyllur procesin e saj të organizimit.

Mandati i Kuvendit Kombëtar të PD-së ka mbaruar në shtator të këtij viti, ndërkohë që në fund të këtij muaj skadon edhe mandati i dy nënkryetarëve, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani.

Kuvendi Kombëtar i PD-së që do të zhvillohet në 15 dhjetor, do të jetë zgjedhor dhe në të do të votohen anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Do jenë anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar të PD-së, ata që me votën e tyre do të përcaktojnë sekretarin e ri të PD-së, nënkryetarin dhe kryesinë e re të demokratëve.

 

 

 

2URDHRI  PËR ORGANIZIMIN DHE MBAJTJEN E KUVENDEVE ZGJEDHORE NË DEGËT E PARTISË DEMOKRATIKE SI DHE KONSTITUIMIN E KRYESIVE TË DEGËVE

Në mbështetje të nenit 34 dhe 36 të Statutit të Partisë Demokratike, me qëllim organizimin dhe mbajtjen e Kuvendeve të Degëve të Partise Demokratike si dhe konstituimin e Kryesive të Degëve,

URDHËROJ:

Organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Degëve të Partisë Demokratike, gjatë periudhës 23 nëntor deri në 2 dhjetor 2018;

Për këtë: a) Grupi i Punës, i ngritur në bazë të Urdhrit 26, datë 26 shtator 2018, është përgjegjës për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetarin e Degës dhe mbarëvajtjen e procesit.

b) Trupa zgjedhore, në bazë të nenit 34 të Statutit të Partisë Demokratike, përbëhet nga:

a. Kryesia e Degës;

b. Kryetarët dhe Sekretarët e grupseksioneve të Degës;

c. Kryetarët dhe sekretarët e të gjithë seksioneve të Degës.

d. Anëtarët e Bordit të Këshilltarëve.

2 e. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD, që përfaqësojnë Degën ose janë me banim në degën përkatëse;

f. Deputetët e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, që përfaqësojnë Degën ose janë me banim në degën përkatëse;

g. Kryetarët e Bashkive të Degës, Prefekti, Kryetari i Qarkut, si dhe Këshilltarët vendorë, anëtarë të PD;

h. Përfaqësues të zgjedhur prej organizatave partnere, LDG dhe FRPD. Numri i përfaqësuesve për secilën organizatë partnere është deri në 5% të numrit të përgjithshëm të gjithë anëtarëve të përcaktuar në shkronjat e mësipërme të kësaj pike.

c) Në zbatim të pikës së mësipërme:

i. Kryesia e Degës konsiderohet kryesia aktuale në detyrë e Degës;

ii. Kryetarët e grupseksioneve janë kryetarët e zgjedhur të grupseksioneve të reja, të zgjedhur sipas Urdhrit 26, datë 26 shtator 2018;

iii. Sekretarët e grupseksioneve të degës janë sekretarët në detyrë të grupsesioneve të mëparshme (përpara procesit të ndarjes së grupseksioneve sipas Urdhrit 26, datë 26 shtator 2018);

iv. Kryetarët dhe sekretarët e seksioneve të Degës janë ata kryetarë dhe sekretarë të cilët janë zgjedhur sipas një procesi të rregullt zgjedhor në seksion, në përputhje me Urdhrin 26, datë 26 shtator 2018;

v. Anëtarë të Bordit të Këshilltarëve të Degës do të konsiderohen drejtuesit aktualë të Departamenteve të: Arsimit; Shëndetësisë; Mjedisit, Ekonomi-Financës; Transportit; Bujqësisë, Energjisë; Artit, Kulturës dhe Sporteve; Të Perndjekurit politikë; Pronarëve, Kontibutet Historike.

 

3

vi. Lista e përfaqësuesve të zgjedhur të organizatave partnere, LDG dhe FRPD, i dërgohet zyrtarisht Grupit të Punës për çdo degë, nga drejtuesit qendrorë të këtyre organizatave.

d) Në përmbushje të pikës c), Grupi i Punës përgatit listën e trupës zgjedhore dhe ia dërgon atë për miratim Sekretariatit Organizativ në qendër. Lista e trupës zgjedhore përbëhet nga anëtarë të cilët kanë të drejtën e votës, sipas parashikimit statutor. Lista duhet të përmbajë emrin 3 dhe mbiemrin e anëtarit, si dhe pozicionin e tij përkatës në strukturë. Grupi i Punës merr masa për të njoftuar të gjithë trupën zgjedhore për datën dhe procedurën e zgjedhjes së kryetarit të degës.

b) Grupi i Punës mbështet kandidatët dhe i siguron akses të barabartë të tyre në:

a. Listat e anëtarësisë;

b. Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në komisionin e votimit;

c. Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në procesin e numërimit të votave dhe shpalljen e rezultatit.

e) Konstituimi i kryesisë së degës ndodh pasi është zgjedhur kryetari i ri i degës.

Pas kësaj, Grupi i Punës thërret në mbledhjen konstituuese të Kryesisë së degës, kryetarin e ri të degës, sekretarin në detyrë si dhe kryetarët e zgjedhur të grupseksioneve.

f) Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm dhe Sekretari Organizativ për zbatimin e këtij Urdhri.

g) Ky Urdhër hyn në fuqi menjëherë.

/Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura