Zbardhet takimi me Arvizun dhe Lu, Basha nuk tërhiqet: Qeveri teknike

Apr 3, 2017 | 13:59
SHPËRNDAJE

Në takimin me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe paraardhesin e tij,  Alexandër Arvizu, i cili ndodhet ne Tirane, kreu i PD Lulzim Basha e ka bere te qarte edhe nje here qendrimin e opozites per te pasur qeveri teknike si rruga e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

basha-donald-lu-1024x683

“Kjo qeveri nuk ka as vullnetin dhe as mundësinë të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, mesohet se i eshte shprehur Basha Lu dhe Arvizut.

Sic thuhet ne njoftimin per shtyp, kryetari i opozitës vuri në dukje se raportet e qeverisë amerikane dhe të Bashkimit Europian janë konfirmim i kriminalizimit dhe kapjes së shtetit nga krimi, që Partia Demokratike ka paralajmëruar këto vite si rrezikun kryesor që i kanoset politikës, ekonomisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Z.Basha theksoi se gjendja dramatike që po kalon vendi është rezultat i drejtpërdrejtë i akteve të vetëdijshme të kryeministrit Rama, i cili përzgjodhi në Kuvend, në krye të bashkive dhe në poste të larta shtetërore persona me të shkuar kriminale, kryesisht në fushën e trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Për shkak të kapjes nga krimi dhe dështimit në qeverisje, kryeministri Rama minoi procesin e dekriminalizimit, projektoi kanabizimin e vendit, nuk luftoi krimin dhe nuk ka bashkëpunuar me organizmat ligjzbatuese të vendeve partnere. Prandaj kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk kanë as vullnet dhe asnjë mundësi të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Interesi i tij dhe i bashkëpunëtorëve të tij është ruajtja e pushtetit me çdo kusht.

Në këto kushte, rruga e vetme për të siguruar zgjedhje të lira është krijimi i një qeverie teknike, me një mandat të qartë për zbatimin e menjëhershëm të ligjit të dekriminalizimit, parandalimin e rikanabizimit të vendit dhe luftën kundër drogës dhe parave të drogës, si dhe organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, theksoi kryetari i opozitës në takimin me zyrtarët e lartë amerikanë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura