Zbardhet takimi i Ramës dhe Xhafajt në Presidencë, këto ishin çështjet që u diskutuan

May 16, 2018 | 17:50
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Çështjet e diskutuara sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë, ishin gjendja e sigurisë kombëtare dhe direktiva vjetore e sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018; kontrolli dhe menaxhimi i integruar i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm; emergjencat civile; siguria e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale dhe mbrojtja kibernetike.

Për gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018 informoi Kryeministri Rama, ndërsa për çështjet e tjera informuan anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë e domosdoshmërisë strategjike për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, dhe forcimit të kontrollit të kufijve. Gjithashtu ai shprehu mbështetjen e plotë ndaj agjencive ligjzbatuese për thellimin e luftës pa kompromis kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Rama largohet për shkak të…

Ka perfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ne Presidence e cila ka zgjatur per gati 100 minuta. Kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj zhvilluan një takim me presidentin Iliri Meta në ambientet e presidencës, ndërsa ne të njëjtën mbledhje janë prezentë edhe anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe po ashtu te pranishem jane edhe Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Olta Xhaçka si dhe Helidon Bendo.

Burimet e “Panorama” bejne me dije se Rama ka qendruar vetem 50 minuta dhe eshte larguar per shkak te axhendes.

Kjo mbledhje ka qenë e planifikuar 2 javë më parë, ndërsa pritet që sot në orën 18:30, Xhafaj të dalë në konferencë para mediave.

 

presidenca

Njoftimi i Presidences:

Sot nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Çështjet e diskutuara ishin: Gjendja e sigurisë kombëtare dhe direktiva vjetore e sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018; kontrolli dhe menaxhimi i integruar i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm; emergjencat civile; siguria e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale dhe mbrojtja kibernetike.
Për gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018 informoi Kryeministri, Sh.T.Z. Edi Rama.
Për çështjet e tjera informuan anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Presidenti theksoi rëndësinë e domosdoshmërisë strategjike për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, dhe forcimit të kontrollit të kufijve.
Gjithashtu Presidenti shprehu mbështetjen e plotë ndaj agjencive ligjzbatuese për thellimin e luftës pa kompromis kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.
Po kështu, raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Evropian dhe agjencive partnere të specializuara për këto çështje të rëndësishme, nënvizoi Presidenti i Republikës, janë një platformë solide për të reflektuar dhe për të ndërtuar një partneritet të besueshëm, të qendrueshëm dhe afatgjatë për forcimin e sigurisë kombëtare dhe antarësimin në Bashkimin Evropian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura