Zbardhet takimi 60-minutësh e negociatorit amerikan me Majlinda Bregun

May 16, 2017 | 10:10
SHPËRNDAJE

Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee është takuar për 60 minuta me deputeten demokrate, Majlinda Bregu.

majlinda-bregu5Zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar përgjatë gjithë ditës së hënë takime me kryeministrin Rama, kreun e opozitës, Basha dhe Presidentin e Zgjedhur Meta.

Burime të “Panoramës” nga takimi mes deputetes demokrate, Majlinda Bregu e njohur edhe si kritike e qëndrimeve të Bashës ka qenë zgjidhja e ngërçit politik.

Sipas të njëjtave burime njësoj si në mbledhjen e grupit parlamentar, edhe me Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, Bregu ka theksuar se mbështet paketën “McAllister” për zgjidhjen e krizës politike.

Bregu ka deklaruar publikisht se jo vetëm e mbështet këtë paketë por e cilëson një gafë të rëndë të Lulzim Bashës refuzimin e saj në takimin e zhvilluar me kryeministrin Rama.

Takimet e zyrtarit të lartë amerikan do të zhvillojnë edhe përgjatë ditës së nesërme, ku pritet që të ketë një tjetër takim Rama-Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura