ZBARDHET SEANCA/ Shullazi: Biznesmeni më prezantonte si vëllai i vogël. Beqja: Ju të vrisnit!

Jul 6, 2017 | 10:11
SHPËRNDAJE

Dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqja, përfundoi dje përballjen në sallën e gjyqit me Emiljano Shullazin dhe katër të bashkëpandehurit e tij, të cilët i ka kallëzuar për “gjobëvënie”.

shullazi-seance

Ndryshe nga seanca e kaluar kur rrëfeu detaje të hollësishme për Gjykatën, dje, Beqja “qepi gojën” duke iu shmangur pjesës dërrmuese të pyetjeve. Përgjatë dy orëve të seancës, dëshmitari i pyetur në cilësinë e të bashkëpandehurit në një procedim të lidhur dha më së shumti përgjigjen “nuk më kujtohet”.

“KETA TE VRISNIN”

Avokati Elton Domi: Ke firmosur dy çeqe për Endrit Zelën. E mban mend ç’procedurë ke ndjekur?

Beqja: Nuk më kujtohet.

Gilmando Dani: Pse e bërë kallëzimin pas dy viteve?

Beqja, gjykatës: Këta nuk mund t’i denoncoje, se këta të vrisnin.

(Ndërhyn Shullazi nga vendi: Po ti më prezantoje gjithandej si vëllai i vogël, si paske pasur frikë).

Dani: Më ke marrë në telefon? Cila ka qenë biseda jonë e fundit?

Beqja: Biseda e fundit me ty ka qenë kur më the “gjethe, ke ndonjë gjethe nga ato jeshilet”. Të kam thënë që kam falimentuar. Pastaj ti ia kalove telefonin atij tjetrit, që më tha “Nuk kemi më nevojë për ty”.

Dani: Sa herë ke dhënë deklarime? Në një ditë, apo ditë të ndryshme?

Beqja: Më duket se kam dhënë dy herë, në ditë të ndryshme.

“PJESEN TIME S’E MERR KUSH”

Shullazi: The që prona është e Fejzi Kodrës dhe e imja.

Beqja: Kam thënë që prona përbehet nga pjesa e Fejzi Kodrës dhe pjesa që keni grabitur ju.

Shullazi: Pjesa ime, është pjesa ime. Nuk ma merr dot asnjeri atë. Për çfarë e ka fjalën ky kur thotë, prona vlen 7 milionë euro. Ky s’ka pronë më aty.

Beqja: Ka ardhur dhe më ka ofruar 7 milionë euro, 1 milion i kishte dhe 6 do i jepte më vonë.

Shullazi: Kush është ky?

Beqja: Elvis Martinaj.

Shullazi: Kush është ky, përfaqësuesi im? Unë s’e njoh fare. The që Romeo Tarës i ke dhënë një çek 26 mijë euro për ne.

Beqja: Nuk më kujtohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura