Zbardhet raporti i ekspertëve/ Ja çfarë e shkaktoi vdekjen e aktores Anne Heche

Aug 18, 2022 | 9:30
SHPËRNDAJE

PANORAMAPLUS.AL/ Vdekja tragjike e aktores Anne Heche është klasifikuar si aksident.

Aktorja 53-vjeçare humbi jetën për shkak të asfiksimit nga tymi dhe lëndimeve të rënda pas aksidentit. Në këtë konkluzion kanë dalë Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit.

Një “thyerje e sternës (Sternal fracture) për shkak të traumës së shkaktuar nga përplasja”, ishte një tjetër “gjendje e rëndësishme” pasi ajo përplasi makinën e saj në një shtëpi në Los Anxhelos më 5 gusht.

Një video nga shtëpia e shkatërruar pas përplasjes tregon momentet kur zjarrfikësit punojnë në vendin e mbushur me rrënoja të shtëpisë Mar Vista, pasi përplasja e aktores shkaktoi një zjarr të madh që iu desh gati 60 zjarrfikësve më shumë se një orë për ta shuar.

“Isha i bindur se ajo ishte djegur” tha për The Post të shtunën David Manpearl, i cili jeton aty pranë dhe ishte personi i parë në vendin e ngjarjes.

“Nuk mund ta imagjinoja dikë që do t’i mbijetonte asaj.”

Heche vdiq më 12 gusht dhe familja e saj e shpalli të vdekur pasi iu hoqën aparaturat që e mbanin në jetë të dielën.

Ajo ra në koma pas aksidentit, dhe mjeket nuk dhane shpresa se ajo do te mbijetonte.

Heche – e cila dyshohet se ishte nën ndikimin e kokainës, sipas raporteve të mëparshme – po ngiste Mini Cooper-in e saj kur u përplas në garazhin e një kompleksi apartamentesh.

Aktorja, një yll i dramës NBC “The Brave”, pësoi djegie të tmerrshme në aksident.

Ajo u mbajt ne jete me aparatura për të ruajtur organet e saj te cilat me pas do jepen për dhurim, sipas zëdhënësit të saj.

Pas vdekjes së Heche, Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit zgjodhi të mbyllë hetimet për këtë fatkeqësi.

“Që nga sot, nuk do të ketë përpjekje të mëtejshme hetimore për këtë rast”, tha departamenti të shtunën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura