Zbardhet raporti, FMN jep këstin 36 milionë euro

May 29, 2016 | 10:13
SHPËRNDAJE

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundon shqyrtimin e shtatë të performancës ekonomike të Shqipërisë dhe u mundësoi autoriteteve shqiptare kredinë e radhës në vlerë 36 milionë euro, duke e çuar e shumën e huas të marrë në 263 milionë euro.

David LiptonPas diskutimeve të bordit, zëvendësdrejtori dhe menaxheri i parë, David Lipton, ndërsa vlerësoi ecurinë pozitive të ekonomisë, kërkoi miratimin e reformave për përmirësim të klimës së biznesit.

“Rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë po përshpejtohet. Perspektiva afatmesme mbetet e favorshme, me kusht që vrulli i reformës të ruhet. Angazhimi i autoriteteve për zbatimin e reformave strukturore dhe fiskale është i lavdërueshëm. Megjithatë, reformat e tjera kritike për përmirësimin e mjedisit të biznesit kanë mbetur prapa”, thuhet në deklaratën e Fondit Monetar.

Bordi i FMN-së, teksa vlerëson reformat fiskale të qeverisë, nuk mbështet uljen e shpenzimeve për investimet publike. Fondi Monetar Ndërkombëtar i kujton qeverisë të kufizojë rreziqet fiskale nga partneritetet publike private. “Angazhimi i autoriteteve për të zbatuar reformat strukturore fiskale dhe për të zvogëluar rreziqet fiskale është inkurajuese.

Forcimi i kornizës afatmesme buxhetore dhe menaxhimi i investimeve publike është kritike. Rreziqet fiskale nga partneritetet publike private duhet të jenë të kufizuara dhe t’iu nënshtrohen analizave të kostos dhe përfitimit në mënyrë transparente në përputhje me normat ndërkombëtare”.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerësoi shlyerjen e detyrimeve ndaj subjekteve private, por ngre shqetë- simin e borxhit të pashlyer nga pushteti vendor. “Autoritetet kanë bërë progres të rëndë- sishëm me pastrimin e borxheve të qeverisjes qendrore. Shumat e papaguara në nivel lokal duhet të auditohen dhe të trajtohen me shpejtësi”, vlerë- sohet në deklaratë.

Autoritet ndërkombëtare përsërisin edhe një herë rekomandimet për qeverinë për të mbajtur rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për anëtarësim në BE. “Reformat e mëtejshme strukturore për të përmirësuar mjedisin e biznesit do të jenë kritike për forcimin e aftësisë konkurruese të Shqipërisë.

Fokusi duhet të jetë për zbatimin e reformës gjyqësore, forcimin e të drejtave të pronësisë, si dhe përmirë- simin e infrastrukturës dhe arsimit. Këto hapa do të ndihmojnë të hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe rritjes të qëndrueshme”, thuhet në deklaratën e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

DORINA AZO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura