Zbardhet prapaskena me Gjokën, gjashtë ndeshje nga fundi trajneri pret që klubi…

Apr 22, 2018 | 10:24
SHPËRNDAJE

Minutat pas ndeshjes me Luftëtarin kanë qenë dramatike në kampin shkodran. Lojtarët kanë qëndruar për disa minuta në dhomat e zhveshjes, duke biseduar për këtë dështim, që mund të kushtojë shtrenjtë në fund të kampionatit. Nga ana tjetër, trajneri Ernest Gjoka ka medituar largimin nga Vllaznia. Megjithatë, deri dje në mbrëmje nuk është marrë asnjë vendim nga të dyja palët.

Gjoka

Gjithsesi, burime të sigurta të gazetës, kanë treguar dje se trajneri tiranas pres të ulet fillimisht me drejtuesit për të testuar situatën. Sipas të gjitha gjasave, duke qenë se Gjoka nuk dha dorëheqjen, tashmë pret që drejtuesit ta shkarkojnë. Orët në vijim pritet të jenë vendimtare, por në këtë situatë kaotike, edhe krerët e klubit e kanë të vështirë të bëjnë një zgjidhje, pasi kanë mbetur vetëm gjashtë javë kampionat dhe zor se merr njeri përsipër të drejtojë Vllazninë nëse ikën Gjoka.

Mësohet se kryebashkiakja Voltana Ademi dhe administratori i klubit, Astrit Gjyrezi janë të dyzuar për të marrë një vendim që të çon në shkarkimin e Gjokës. Nuk bëhet fjalë për prishjen e kontratës dhe koston e saj, por për faktin se në këtë moment, problemi është që mbetet e vështirë të gjendet një trajner që merr përsipër të drejtojë ekipin vetëm për gjashtë ndeshje dhe për më tepër në këtë situatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura