Zbardhet plani i opozitës për të enjten në Kuvend, porositë e Bashës në takimin me aleatët

May 15, 2018 | 18:27
SHPËRNDAJE

Edhe këtë të enjte, opozita nuk do të lejojë të zhvillohet një seancë normale në Kuvendin e Shqipërisë.

basha

Kjo është vetëm njëra nga direktivat që ka dhënë në takimin e sotëm me aleatët kreu i PD Lulzim Basha.

Ashtu sikurse edhe të martën, edhe të mërkurën deputetët e opozitës do të jenë në komisionet parlamentare për të kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj.

Sakaq, të mërkurën opozita ka planifikuar edhe një protestë para Ministrisë së Brendshme, për të kërkuar largimin me cdo kusht të Xhafajt.

Lideri i demokratëve ka paralajmëruar se nëse deri ditën e enjte nuk do të ketë reagim nga qeveria pas publikimit të audiopërgjimit për vëllanë e Fatmit Xhafës, do të marrë vendime të mëdha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura