Zbardhet përballja Tahiri- Hajdarmataj në Gjykatë/ Ish-ministri ironizon masën e arrestit: Për mua njësoj, si në shtëpi, si në burg

SHPËRNDAJE

Repika, pyetje dhe ironi brenda seances se sotme gjyqesore ne ngarkim te ish ministrit te Brendshem Saimir Tahiri, te cilit sot i eshte komunikuar masa e sigurise, “arrest shtepiak”.

tahiri maks haxhia

Në fjalën e tij, Saimir Tahiri ironizoi masën e dhënë. “Ju keni thënë për mua arrest shtëpiak po për mua është njësoj si arrest shtëpiak e si arrest me burg”, mësohet të ketë thënë ish ministri i Brendshëm.

Tahiri i ka drejtar nje sere pyetjesh si prokuroreve te ceshtjeve, ashtu edhe ndaj gjyqtares Baku. Ai kundërshtoi argumentimet në vendimin e zbardhur të gjyqtares Liliana Baku. “Ju argumentoni se unë kam aftësi të prish e dëmtoj provat, kjo nuk është e vërtetë dhe është e pamundur. Këtë argumentim e keni dhënë dhe më herët në vendimin kur shpallët bllokimin e pasaportës. Ju po ndiqni të njëjtin kriter si kur isha deputet dhe tani qytetar i lirë. Ju thoni se ekziston rreziku i ikjes, nuk ka asnjë mundësi që unë të largohem. Gjatë kohës që më është kthyer pasaporta kam lëvizur disa herë jashtë vendit dhe jam kthyer sërish në Shqipëri. Unë mandatin e dorëzova vullnetarisht dhe jam i hapur për drejtësinë dhe për të parë drejtësinë në sy”, mësohet të ketë thënë ai.

Gjate seances, Prokurori Besim Hajdarmataj deklaroi se janë dërguar letërporosi të reja, dy në Itali dhe një në Mal të Zi, dhe po priten pergjigje qe do te ndihmojne me tej hetimet.

Në letërporositë e dërguara konfirmohet blerja e bizhuterive me vlerë 5 mijë euro. Dyqani në Italia e ka konfirmuar blerjen, por nuk është e saktësuar nëse dhuratat i ka përfituar Tahiri. Është nisur letërporosi e dytë, për të dhënat se kush është personi që i ka blerë, dhe nëse janë marrë nga Tahiri si dhurata.

Tjetër letërporosi është dërguar në dyqanin Hugo Boss dhe në Malin e Zi, aty ku Tahiri ka bërë disa lëvizje.

Tahiri ka replikuar me gjyqtaren, duke e pyetur: A mund të më thotë prokuroria për cfarë kam dhënë urdhër, a ka ndonjë moment ku unë shfaqen në praninë e personave që akuzohen.

Prokurori Hajdarmatjaj: Në gusht në 2014 ke udhëtuar në Greqi me skaf në emër të Orges Liperit, dyshime se është blerë me okazion, 15 mijë euro, pasi në një muaj shërbime kanë kushtuar 20 mijë euro , ka shkuar në Korfuz e Lefkadha, skafi ka pësuar defekt, Tahiri ka thirrur punonjësin e policise që ka udhëtuar me Artan Habilaj, me audin qe i ka shitur atij. Në Greqi Artan Hhabilaj ka drektuar dhe darkuar Tahirin. Akuzë që Tahiri e ka mohuar

 

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.