Zbardhet pasuria e kryeministrit Edi Rama, më shumë të ardhura ka bashkëshortja Linda, nga shitja e pikturave fitoi…

Nov 26, 2021 | 15:57
SHPËRNDAJE

Gazetari i “Panorama” Mariglen Kume ka siguruar formularët e deklarimit të pasurisë nga 140 deputetët të depozituara në ILDKPI.

pas 5

Nga verifikimi i formularit të Kryeministrit rezulton se Edi Rama ka bilanc negativ në llogarinë  bankare në vitin 2020.

Gjendja në llogarinë e kreut të qeverisë është pakësuar me 511 mijë lekë. Gjatë vitit 2020, që ka qenë edhe viti i pandemisë, Edi Rama ka fituar 1 milion e 800 mijë.

Por kryeministri duket se ka humbur “betejën” artistike me të birin, Gregor Rama.

Nga formulari që ka plotësuar Kryeministri dhe familja e tij rezulton se i biri, Gregor Rama, ka fituar 25 mijë euro nga shitja e pikturave. Më e pasur në familjen e Kryeministrit rezulton bashkëshortja, Linda Rama. Ajo disponon 7.7 milion lekë në llogarinë e saj.

KRYEMINISTRI EDI RAMA

1 Gjendja në llogarinë bankare deri më 31.12.2020: -511.359 lekë

2 Të ardhura nga paga si Kryeministër: 1.772.430 lekë

3 Të ardhura nga shitja e krijimeve artistike për vitin 2020: 1.806.335 lekë

edi faksimile

BASHKËSHORTJA LINDA RAMA

1 Gjendja në llogarinë bankare deri më 31.12.2020: +7.751.474 lekë Të ardhura nga:

2.520.000 lekë Të ardhura nga konsulenca dhe nga ekspertiza të ndryshme: 2.489.889 lekë Të ardhura nga qiraja: 2.535.023 lekë Interesa bankare: 2.557 lekë Detyrime Detyrim kredie e marrë më 22.10.2013 në vlerën 80 mijë euro: shlyer në vitin 2020 në vlerën 4482 euro. Diferenca e mbetur 13325 euro

I BIRI, GREGOR RAMA

Llogari bankare: në vitin 2020 është shtuar me 71.561 lekë

Llogari bankare: pakësohet me 8132 euro Fond investimi: +18 500 euro Të ardhura nga shitja e veprave të artit: 25,000 euro Kontratë qiraje: shlyer në vlerën 360,000 lekë

© Panorama.al

Te lidhura