Zbardhet pasuria e çiftit Rama, ja sa i kushton shtëpia në Surrel

Apr 26, 2016 | 12:02
SHPËRNDAJE

Zbardhet deklarimi i pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij për vitin 2015. Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data Albania”, mësohet se vila e Kryeministrit Rama në fshatin e Surrelit, në komunën Dajt është deklaruar me një vlerë prej 39,607,741 lekësh ose rreth 395 mijë dollarë.

linda rama2“Bashkëpronar me 50%, e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita Rama, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39,607,741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshatin Surrel, komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie”, thuhet në deklaratën e pasurisë së Kryeministrit Rama.

Ndërkohë që në kategorinë e detyrimeve të papaguara thuhet se kreu i qeverisë ka si “detyrim të papaguar ndaj subjektit ndërtues të ‘shtëpisë së banimit në Surrel’, me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten”.

APARTAMENTE

Gjithashtu, në deklaratën e vitit 2015 Kryeministri është regjistruar si pronar i dy apartamenteve të Tiranë, një banesë e privatizuar dhe e rivlerësuar në vitin 2012 me vlerë 5,422,100 lekë, me sipërfaqe 59 m².

Po ashtu, pronar i një studioje artisti me sipërfaqe 65 m², në Tiranë, e trashëguar nga babai, me vlerë 2,500,000 lekë të rinj. Në kategorinë e pasurive të paluajtshme, bashkëshortja e Kryeministrit, Lindita Rama, ka deklaruar blerjen e një apartamenti në të cilin figuron pronare 100% në Tiranë, banesë me sipërfaqe 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, blerë me pjesë në 2009- n dhe 2015-n. Në listën e pasurive të paluajtshme Lindita Rama rezulton pronare e truallit të blerë në Surrel, me sipërfaqe 4 483 m2.

PIKTURAT

Për herë të parë, Kryeministri Rama ka deklaruar edhe fitimin që ka marrë nga shitja e pikturave, edhe pse në deklaratën zyrtare nuk i ka ndarë veçmas të ardhurat e fituara nga libri “Kurban” me një vlerë prej 26 mijë dollarësh.

“Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje e librit ‘Kurban’, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2,694,009 (dy milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë”, thuhet në deklaratën e kreut të qeverisë. Në deklaratën e pasurisë së Kryeministrit është shtuar dhe djali, Gregori, se ka fituar nga shitja e veprave të artit. Në deklaratën e vitit 2015 thuhet se Gregor Rama ka ftuar 3400 euro nga shitja e pikturave. Ndërkohë që Gregori ka pakësuar llogarinë bankare me minus 197,626 lekë.

LINDITA RAMA

Bashkëshortja e Kryeministrit, Lindita Rama, ka shtuar në llogaritë e saj personale gjatë vitit 2015 një shumë prej 3,004,470 lekësh të rinj. Ajo ka deklaruar nga paga e saj si eksperte shumën prej 1,929,676 lekësh. Ndërsa 1,936,237 lekë janë shtuar si të ardhura nga qiraja e apartamentit në pronësi të saj.

Në deklaratën e vitit 2015, thuhet se Lindita Rama ka dhënë hua një shumë prej 70 mijë eurosh pa interes, e përcaktuar me datën e huadhënies. Në kategorinë e likuiditeteve dhe kategorive kesh, thuhet se: “Bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10.09.2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare”.

Në deklaratën e pasurisë thuhet se çifti kryeministror nuk zotërojnë automjete, ndërkohë që thuhet se: “kanë paguar bashkërisht me zonjën Rama, gjatë 2015-s, detyrimin në vlerën 7 099 (shtatë mijë e nëntëdhjetë e nëntë) euro për kredinë e marrë në një bankë të nivelit të dytë, aktivizuar kredia më 22.10.2013 me vlerë 80 000 euro, afat shlyerjeje 10 vjet. -Shuma e mbetur pa paguar pas datës 31 dhjetor 2015 është 64 923 EU”.

TË DHËNA TË PËRGJITHSHME

PASURIA E DEKLARIMIT FILLESTAR

 

Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Pasuri të paluajtshme 1) pronar me 100% i apartament banimi Tiranë, tip parafabrikat me sip. 59 m2 , fituar me privatizim, sipas rivlerësimit të 2012 vlera5 422 100 lekë.
2) pronar me 100% të studio artisti Tiranë, sip. 65 m2, me trashëgimi nga babai, me vlerë të raportuar 2 500 000 Lekë.
3) bashkëpronar me 50% e ku 50% të tjera pjesë e regjimit martesor me bashkëshorten Lindita RAMA, shtëpi banimi me sipërfaqe të padeklaruar, përcaktuar një kat, me vlerë ndërtimi 39 607 741 lekë, vendndodhja e shtëpisë në fshat Surrel, Komuna Dajt, pasuri që justifikohet me dokument leje ndërtimi, momenti i deklarimit pa titull pronësie.
4) bashkëshortja Lindita Rama si e pavarur nga regjimi martesor është pronare me 100% e apartament sip. 146.15 m2 + verandë 68 m2 + garazh 17 m2, vendndodhja Tiranë, blerë me pjesë në 2015 dhe 2009.
5) bashkëshortja Lindita Rama e pavarur nga regjimi martesor është pronare e tokë arë me sip. 4 483.5 m2 Surrel, Dajt, blerë në vitet 2005 dhe 2009, me titull pronësie për tokë arë.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti) 1) gjendje e datës 10. 09. 2013 në llogari bankare personale në vlerë 2 007 789,3 lekë, burim të ardhurash paga e mëhershme dhe shitja e librit “Kurban”.
2) kesh (cash) në vlerën 988 700 lekë, burim i të ardhurave kursime personale.
3) kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiarë të pashlyer – 336 383 lekë , e marrë në datën 12. 05. 2000 me principal 2.5 milion lekë, afat shlyerje 15 vjet, interes bazë 3%.
4) detyrim i papaguar subjektit ndërtues të “shtëpisë së banimit në Surrel” me vlerë – 12 056 241 lekë, detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
5) detyrim i papaguar i qira vjetore apartament banimi sipas kushtit për pagim një herë në vit, vlera e detyrimit –573 280 lekë detyrim si pjesë e regjimit martesor 50 me 50 me bashkëshorten.
6) Zonja Lindita Rama në cilësinë e bashkëshortes dhe me të drejta të pavarura nga regjimi martesor, zotëron vlerën e dhënë si hua të tretëve prej 70 000 euro, hua pa interes, e papërcaktuar data e huadhënies.
7) bashkëshortja Lindita Rama zotëron gjendje llogari bankare më 10. 09. 2013 në vlerën 6 206 644.3 lekë, deklarohet 100% pjesëtare.
Automjete Nuk zotëron
Sende me vlerë 1) posedues i një koleksion me krijimtari artistike të babait, koleksion i trashëguar.
Tituj Financiarë (Bono thesari, obligacione, letra me vlerë, fonde sigurie, aksione në bursë, shërbime financiare të parapaguara) Nuk zotëron
Dhurata
Të tjera

 

TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015
Kategoria Përshkrimi dhe burimi
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet Të ardhura nga Paga për vitin 2015 vlera neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 2 037 188 (dy milion e tridhjetë e shtatëmijë e njëqind e tetëdhjetë e tetë) lekë.
Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies
Të ardhura Qiradhënie
Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale
Të ardhurat nga Ortakëri/Aksione
Të ardhura nga Publikimet dhe e drejta e Autorit Të ardhura nga krijimtaria artistike: shitje libri Kurban, shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë.
Të ardhura nga Çelje Trashëgimi
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare 1) Zonja Lindita Rama, Shtuar në llogarinë personale në bankë gjatë vitit 2015 vlera 3 044 470 lekë.
2) Zonja Lindita Rama shtuar Gjendja Cash shtuar me 115 000 lekë.
3) Zonja Linda të ardhura nga paga dhe puna si eksperte në vlerë neto pas pagimit të detyrimeve tatimore 1 929 676 (një milion e nëntëqind e njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë.
4) Zonja Linda Rama të ardhura nga qira apartamenti në vlerë neto pas pagesës së detyrimeve tatimore 1 939 237 (një milion e nëntëqind e tridhjetë e nëntë mijë e dyqind e tridhjetë e shtatë) lekë.
5) Zonja Linda Rama të ardhura nga interesa bankare vlera neto pas zbritjes së detyrimit tatimor 4 294 (katërmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.
6) Zoti Gregor Rama fituar nga shitja e veprave të artit 3 400 Euro.
7) Gregor Rama pakësuar një llogari bankare me minus 197 629 lekë.
8) Llogari Bankare pa ndryshime.
9) Llogari bankare në EU shtuar me plus 50.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë
Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion
Të tjera

 

SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
Përshkrim shpenzimi
Paguar bashkërisht me zonjën Rama, gjatë 2015, detyrim në vlerën 7 099 EU (shtatëmijë e nëntëdhjetë e nëntë) për Kredinë e marrë në bankë të nivelit të dytë, aktivizuar kredia në 22. 10. 2013 me vlerë 80 000 EU, afat shlyerje 10 vjet. Shuma e mbetur pa paguar pas datës 31 dhjetor 2015 është 64 923 EU.

 

FATION BINJAKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura