Zbardhet pas 18 vjetësh vrasja misterioze e shqiptarit në Greqi

Feb 11, 2016 | 18:25
SHPËRNDAJE

Vrasja e një shqiptari 18 vjet më parë është zbardhur vetëm ditët e fundit në Greqi. Bëhet fjalë për vrasjen brutale të një të riu shqiptar, që u vra 18 vjet më parë në rrethinat e Selanikut.

policia-grekkeShqiptari u gjet në një zonë të pyllëzuar, ishte 23 vjeç dhe kishte plagë të rënda në trup, pasi ishte qëlluar me shotgan.

Policia e Selanikut ka mundur të arrestojë ditët e fundit një 53-vjeçar grek, si të dyshuar kryesor për vrasjen e shqiptarit.

Ngjarja ndodhi në vitin 1998, ku në një zonë të pyllëzuar të Selanikut u gjet trupi i shqiptarit. Ai u çua për ekzaminime, por nuk u identifikua dot.

Së fundmi, është bërë i mundur identifikimi i tij dhe arrestimi i autorit. Sipas hetimeve, që u rihapën që në vitin 2012, shqiptari u vra për prishjen e një pazari droge nga shtetasi grek.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura