Zbardhet padia penale e deputetëve të PS ndaj Berishës

Apr 29, 2016 | 19:46
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste konkretizoi sot nismën për të paditur në Prokurori ish- Kryeministrin Berisha lidhur me deklaratat e bëra prej tij për armatosjen e popullsisë në kushtet e mungesës së rendit dhe sigurisë.

Ish Kryeministri, Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe kercenimet ndaj kandidatit per rektor ne Universitetin e Tiranes, Mynyr Koni./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.
Ish Kryeministri, Sali Berisha

Kallëzimi penal është dorëzuar në prokurori nga Nënkryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla. Akuzat e ngritura nga PS ndaj ish – Kryeministrit janë “thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “armatosje kundër rendit kushtetues”.

“Nëpërmjet veprimeve të tij kriminale, i kallëzuari jo vetëm ka vënë në rrezik, por edhe ka cënuar rendin kushtetues, rendin dhe sigurinë juridike por edhe ka ekspozuar qytetarët përpara një rreziku imediat për jetën, shëndetin dhe pasurinë e tyre. Thirrjet për armatosje të popullatës përbëjnë kanosje dhe sfidim serioz të shtetit ligjor, mbartin rrezikshmëri të theksuar kriminale dhe manifestojnë një qëndrim mospërfillës ndaj jetës së qytetarëve dhe të ardhmes së tyre, duke krijuar premisa reale për situata të rënda kriminale”, thuhet në padinë e deputetëve të Partisë Socialiste, e publikuar e plotë nga tvklan.

Zbardhet padia penale e deputetëve të PS ndaj Berishës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura