Zbardhet motivi, pse e qëlloi për vdekje shqiptari punonjësen serbe

Jan 28, 2016 | 7:12
SHPËRNDAJE

Mediat serbe kanë zbardhur edhe motivin e ngjarjes tragjike të ndodhur në Zajecar të Serbisë ditën e djeshme.

marjan-duljaj-dragana-matijevic-pekar-radnica-ubijena-foto-dragan-ilic-1453849834-832655Biznesmeni Marjan Duljaj, 54-vjeçar, pronar i disa furrave të bukës, qëlloi për vdekje me armë zjarri punonjësen e tij Dragana Matijeviç, 55-vjeçare dhe më pas edhe veten në gjoks.

Gjithçka ka nisur pas një mosmarrëveshje mes biznesmenit dhe punonjëses së tij. Kjo e fundit, kishte vendosur që ta padiste punëdhënësin e tij pasi kishte disa paga pa marrë.

Ky i fundit e kishte kundërshtuar këtë gjë dhe pasi mësoi se ajo do ta padiste, e shkarkoi nga puna. Mirëpo, viktima iu drejtua gjykatës dhe gjykata vendosi që pronari shqiptar i furrave të bukës t’i paguante dëmshpërblim serbes dhe ta rimerrte në punë.

Kjo e zëmëroi së tepërmi biznesmenin shqiptar, i cili qëlloi mbi serben kur kjo u kthye në punë. “Kurrë nuk do të punosh në zyrën time”, bërtiti shqiptari dhe e qëlloi me armë zjarri në kokë serben. Pas kësaj, ai qëlloi edhe veten në gjoks dhe është në gjendje mjaft të rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura