Zbardhet mesazhi i Kryesisë së PD për kandidatët! Ja çfarë u kërkohet të kenë kujdes gjatë fushatës: Po krijohet konfuzion me…

Mar 31, 2021 | 13:51
SHPËRNDAJE

posteri i pd numri 9

Të gjithë kandidatët dhe kandidatet e PD për deputetë, do duhet të përdorin gjatë fushatës elektorale, deri më 25 prill, në të gjitha materialete zgjedhore vetëm numrin 9, i cili përkon me renditjen e koalicionit PD-AN në fletën e votimit.

Vendimi është marrë nga kryesia e Partisë Demokratike dhe Shtabi Qendror i fushatës, për të mos krijuar konfuzion tek votuesit.

Mesazhi i kryesisë që ka zbardhur Panorama, i është dërguar kandidatëve për deputetë dhe i drejtohet veçanërisht atyre që kanë printuar postera apo bluza e materiale të tjera zgjedhore me numrin e tyre personal që janë të renditur në fletën e votimit.

“Kush ka bere ndryshime, duhet ti hiqni menjehere (qe sot). Perdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe demton drejtperdrejte numrin e te gjithve qe eshte nje dhe vetem nje, 9-PD-AN.

Prandaj, te nderuar kandidat/e, votuesin do ta ftojme te gjithe se bashku te votoj nr. 9. Ne te gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet te perdoret vetem numri 9”, thuhet në mesazh.

MESAZHI I PLOTE

Te nderuar kandidat/e,

Sikurse iu eshte dhene si porosi, kerkohet nga ju qe,

Posterat duhet ti publikoni apo printoni sic ju ka ardhur formati zyrtar. Nuk lejohet asnje ndryshim nga ana juaj.

Kush ka bere ndryshime, duhet ti hiqni menjehere (qe sot). Perdorimi i nr tuaj personal nga disa prej jush ka krijuar konfuzion dhe demton drejtperdrejte numrin e te gjithve qe eshte nje dhe vetem nje, 9-PD-AN.

Prandaj, te nderuar kandidat/e, votuesin do ta ftojme te gjithe se bashku te votoj nr. 9. Ne te gjitha materialet zgjedhore (postera, bluza, byzylyk, virtual e material) duhet te perdoret vetem numri 9.

Vendimi i kryesise se PDSH dhe Shtabit Qendror te fushates eshte imazhi i standartizuar.

Bashkelidhur po ju ridergoj imazhin e vetem per postera dhe cover foto ne rrjetet tuaja sociale.

Faleminderit per mirkuptimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura