Zbardhet mbrojtja e Doshit para gjykatës së Lartë: Nuk e kërcënova Durim Bamin, Mark Frroku më tha i pari për vrasjen

Apr 28, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë vendosi sot pranimin e pjesshëm të kërkesës së avokatëve të Tom Doshit, duke ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje” për deputetin e Shkodrës. Gjykata nuk vendosi për të revokuar masën e sigurisë për Doshin, siç ishte kërkuar nga dy avokatët e tij, por vendosi që deputeti duhet të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00.

Doshi duke dalë nga Gjykata e Lartë

Ndërkohë “Panorama Online” zbardh mbrojtjen e Doshit në Gjykatën e Lartë gjatë seancës së sotme.

Mësohet se Doshi ka deklaruar se përse tre akuzat,“kanosjes për deklarime e dëshmi, ekspertim, ose përkthim të rremë”, “kallëzimit të rremë” dhe “deklaratave të rreme përpara prokurorit”, ndaj tij nuk kanë ekzistuar.

Doshi u mbrojt duke thënë se ‘asnjëra nga akuzat nuk kanë ekzistuar ndonjëherë”.

Për akuzën “kanosjes për deklarime e dëshmi, ekspertim, ose përkthim të rremë”, Doshi u shpreh se nuk ka asnjë dëshmi që ta provojë se kjo akuzë qëndron. Sipas mbrojtjes edhe në laptopin e sekuestruar të deputetit u vertetua se nuk ka video ku ai shfaqet duke kërcënuar Durim Bamin.

Për akuzën “kallëzimit të rremë”, Doshi u mbrojt duke thënë se ai “asnjëherë nuk ka bërë kallëzim për ngjarjen”. 

Kurse për akuzën “deklaratave të rreme përpara prokurorit”, deputeti tha se ka qenë “Mark Frroku i cili më ka thënë i pari”.

Pas seancës në një prononcim për mediat avokati i Doshit, Vladimir Meçi tha vendimi i gjykatës ishte i ndikuar politikisht. Ai shtoi se Doshi do të kthehet në Kuvend dhe se do të vijojë betejat gjyqësore për drejtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura