Zbardhet e-maili dhe propozimi i Rudina Hajdarit për sistemin danez. Si do zgjidhen deputetët me votimin preferencial. Shanse edhe për kandidatët në fund të listës

May 30, 2020 | 10:36
SHPËRNDAJE
rudina hajdari zuri kimRudina Hajdari ka depozituar në mbledhjen e Këshillit Politik propozimin për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke kërkuar që të votimet të ardhshme të adaptohet modeli danez, i mbështetur edhe nga SHBA-të.
Panorama.al ka siguruar e-mailin e bashkëkryetares së Komisionit të Reformës Zgjedhore, në të cilin shpjegohet me shembuj se si do të aplikohet sistemi danez në votimet e 2021, nëse do të arrihet konsensusi politik.
Hajdari kërkon që me këtë propozim, t’u jepet mundësia kandidatëve të renditur në fund të listës së partive politike që të kenë mundësi të zgjidhen si deputetë.
Kjo do të behet nëpërmjet votimit për partinë, por edhe për emrat konkret të kandidatëve në qarqet e caktuara.
Në propozim thuhet se “nga të gjitha elementë te sistemit danez, Shqipëria mund të përfitojë më së shumti nga aplikimi i listave të hapura, të cilat janë të pararenditura nga partia.
Propozimi synon që, ashtu si në Danimarkë, votuesi shqiptar të mund të hedhë një votë të vetme ose për partinë e preferuar (votë partie) ose për kandidatin e preferuar brenda listës së partisë (votë preferenciale).
Partitë do të garojnë në zgjedhje me listat e para-renditura, siç bëjnë tani, por fleta e votimit do të përmbajë përveç logove të partive, edhe një panel me numra (siç është në Kosovë).
Nëse votuesi është dakord me renditjen e kandidatëve që ka bërë nga partia, ai voton vetëm për partinë, siç ndodh aktualisht. Këto regjistrohen si vota partie.
Nëse votuesi nuk është dakord me renditjen e kandidatëve brenda listës së partisë, ai ka mundësi që të votojë për kandidatin e preferuar, duke ndihmuar që ai kandidat të ngjitet më  lartë  në  listë, duke patur më shumë mundë si për t’u zgjedhur. Këto regjistrohen si vota preferenciale”.
SHANSET
Shanset që një kandidat i renditur i fundit në listë janë të larta, nëse ai në zonën ku garon gëzon mbështetjen e elektoratit.
Emri i tij mundë të dalë i pari në listë nëse votat për të janë të shumta, të cilat do të përpjesëtohen në formulën e D’Hondt.
Në draftin e saj, Rudina Hajdari thekson se me këtë sistem partitë politike do të mund të ruajnë disiplinën partiake, por në të njëjtën kohë të mund të nxisin garën e brendshme brenda listave të partisë.

rudina hajdari email sistemi danez

Propozimi për sistemin zgjedhor (modeli danez)
Modeli danez
Që në 1920 Danimarka aplikon sistemin zgjedhor Proporcional për zgjedhjen e përfaqësuesve në  dhomë ne ulët të  parlamentit. Rreth 3/4 e mandateve shpërndahen përmes sistemit të  proporcional rajonal, ndërkohë  që  40 deputetë  shpërndahen në  një  listë  kombëtare si kompensim për disproporcionalitetin që  mund të  jetë shkaktuar nga ndarja e mandateve në për rajone zgjedhore. Megjithëse në 1920 Danimarka aplikonte metodë n D’Hondt, që  nga 1953 shpërndarja e mandateve bëhet përmes formulë Saint Lague.
Në këtë sistem votuesi ka vetëm një votë, dhe atë mund ta hedhë ose për partinë, ose per kandidatin e preferuar brenda listave të partisë. Shpërndarja e mandateve brenda partisë  bëhet përmes një formule ku kombinohen votat preferenciale për kandidatin dhe votat e partisë .
Propozimi
Megjithatë, nga të gjitha elementë te sistemit danez, Shqipëria mund të përfitojë më së  shumti nga aplikimi i listave të hapura, të cilat janë të pararenditura nga partia.
Propozimi synon që, ashtu si në Danimarkë, votuesi shqiptar të mund të hedhë një votë të vetme ose për partinë e preferuar (votë partie) ose për kandidatin e preferuar brenda listës së partisë (votë preferenciale).
Partitë do të garojnë në zgjedhje me listat e para-renditura, siç bëjnë tani, por fleta e votimit do të përmbajë përveç logove të partive, edhe një panel me numra  (siç është në Kosovë).
Nëse votuesi është dakord me renditjen e kandidatëve që ka bërë nga partia, ai voton vetëm për partinë, siç ndodh aktualisht. Këto regjistrohen si vota partie.
Nëse votuesi nuk është dakord me renditjen e kandidatëve brenda listës së partisë, ai ka mundësi që të votojë për kandidatin e preferuar, duke ndihmuar që ai kandidat të ngjitet më  lartë  në  listë, duke patur më shumë mundë si për t’u zgjedhur. Këto regjistrohen si vota preferenciale.
Të gjitha votat preferenciale bashkohen me votat e partisë për të llogaritur numrin e mandateve të secilës parti garuese në zonën zgjedhore.
Shembull
Pasi të jetë përcaktuar numri i mandateve të fituara nga secila parti politike, shpërndarja e mandateve brenda listës së partisë bëhet përmes metodës D’Hondt siç shpjegohet në shembullin e mëposhtëm:
Në Qarkun Zgjedhor Y – Partia X ka marrë gjithsej 100,000 vota (23,000 vota preferenciale dhe 77,000 000 vota të hedhura drejtpërdrejt për partinë).
Le të supozojmë se Partia X ka fituar 10 mandate në Qarkun Y në zgjedhjet parlamentare.
Le të supozojmë se Partia X po kandidon me një listë prej 15 kandidatësh në një listë të pararenditur, që do të thotë se jo të gjithë kandidatët e listës mund të bëhen deputet.
Le të supozojmë se kandidatët A, B, C, D dhe E renditen në fund të listës së partive (p.sh. numri 11,12,13,14,15).
Le të supozojmë se këta kandidatë janë të vetmit që kanë marrë vota preferenciale (çka ndodh ngaqë votuesit nuk kanë qenë dakord që ata të renditen në fund të listës)
Për efekt të shpërndarjes së mandateve brenda partisë, do të përgatitën dy lista:
  1. Lista e partisë, që është lista e dorëzuar nga partia në KQZ, ku janë renditur kandidatët sipas vendimit të  partisë (siç ndodh aktualisht).
  1. Lista preferenciale, ku janë renditur kandidatët që kanë marrë vota preferenciale (mbi një prag të vendosur)
Tabela 1, më poshtë, tregon rastin kur kandidatët A, B, C, D dhe E, të cilët ishin renditur respektivisht të 11,12,13,14 dhe 15 në listën e partisë, kanë  marrë  vota preferenciale duke u renditur në listën preferenciale (majtas në tabelë).
Tabela 1 – Renditja e kandidatëve brenda partisë, pasi është caktuar numri total i mandateve që ka fituar partia
Lista preferenciale
Vota
Lista e partisë
Kandidati A (i 11-i në listën e partisë)
12’100 vota
Kandidati i parë
Kandidati B – i 12
7’900  vota
Kandidati i dytë
Kandidati C – i 13
2’000  vota
Kandidati i tretë
Kandidati D – i 14
   800  vota
Kandidati i katërt
Kandidati E – i 15
   200  vota
Kandidati i pestë
Kandidati i gjashtë
Kandidati i shtatë
Kandidati i tetë
Kandidati i nëntë
Kandidati i dhjetë
Total
23’000 vota
77’000 vota
Votat e partisë pjesëtohen me pjesëtuesit: 1,2,3,4,5,6,7,8,9,10 për të përcaktuar herësit për shpërndarjen e 10 mandateve që ka fituar partia në qarkun zgjedhor Y.
Tabela Nr. 2 – Përkthimi i votave në mandate brenda listës së partisë
Pjesëtuesi
Votat preferenciale
Votat e partisë
Rendi i shpërndarjes së mandateve
Votat e partisë /1
A  (12’100 vota)
77’000
Kandidati i parë në listën e partisë
/2
B  ( 7’900  vota)
38’500
Kandidati i dytë
/3
C  (2’000  vota)
25’667
Kandidati i tretë
/4
D  (800  vota)
19’250
Kandidati i katërt
/5
E  (200  vota)
15’400
Kandidati i pestë
/6
12’833
Kandidati i gjashtë
/7
11’000
Kandidati A (i 11 në listë)
/8
9’625
Kandidati i shtatë në listën e partisë
/9
8’556
Kandidati i tetë
/10
7’700
Kandidati B (i 12 në listë)
Siç shihet në tabelën Nr.2 më sipër, vetëm kandidatët A dhe B, të cilët në listën e partisë ishin renditur në vend të 11 dhe 12, do të përfitojnë nga votat preferenciale. Për shkak të votave preferenciale ata do të ngrihen në listë, duke fituar një mandate që përndryshe do të kishte shkuar për kandidatët e radhitur në vend të 9 dhe 10.
Të gjitha votat preferenciale të hedhura për kandidatët C, D dhe E, nuk do të prodhojnë dot një mandat për këta kandidatë, por gjithësesi, duke që në vota individuale ato sjellin vota shtesë për partinë.
Gjithashtu, surplusi prej 1300 votash të kandidatëve A (1’100 vota) dhe B (200 vota) shkojnë sërish për partinë, megjithëse ato janë hedhur si vota preferenciale nga votuesit.
Avantazhet e këtij propozimi
Siç tregohet në shembullin e mësipërm, ky model i propozuar u jep partive politike mundësinë të mbajnë renditjen e listave të partive të tyre, duke ruajtur kështu disiplinën partiake. Por në të njëjtën kohë, ky model nxit konkurrencën mes kandidatëve që janë renditur poshtë në listën e partisë. Praktikisht me këtë model, teksa kandidatët 1 dhe 2 të  renditur në krye të listës janë më pak të sfiduar, të gjithë kandidatët, edhe kandidati i 12 në listë ka një probabilitet për tu zgjedhur.
Ky model angazhimin e të gjithë kandidatëve të listës në fushatë zgjedhore, duke angazhuar veçanërisht kandidatët që janë renditur më poshtë në listë dhe duke i motivuar ata që të angazhohen më shumë në zonat e tyre përkatëse dhe të forcojnë lidhjen me votuesit.
Nga ana tjetër, ky model u jep votuesve një zgjedhje më të gjerë duke iu dhënë atyre mundësinë që të korrigjojnë gabimet e bëra nga partia në renditjen e kandidatëve. Nëse aktualisht votuesi mund të refuzojë të votojë një parti, vetëm për shkak të një kandidati, me këtë model të propozuar, votuesi ka mundësinë që të votojë për partinë, duke zgjedhur një kandidat tjetër në listë.
Për shembull në Danimarkë ka nxitur një  fushatë më aktive të të gjithë kandidatëve, dhe rreth 20% e kandidatë ve të zgjedhur për dhomë ne ulët të Parlamentit danez, janë  zgjedhur me vota preferenciale, gjë që nuk do të kishte ndodhur në se listat do të ishin të mbyllura./ Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura