Zbardhet dreka, Kokëdhima: Doshi gjaknxehtë si ballkanas, por s’do ketë asnjë konflikt brenda nesh

Feb 27, 2015 | 14:00
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Tom Doshi, është tërhequr dje nga deklaratat e bëra në mesditë për një luftë të hapur me Kryeministrin Edi Rama. Zbutja e toneve ka ardhur pas drekës që ka zhvilluar Doshi me “negociatorin” e Kryeministrit Rama, deputetin e PS-së, Koço Kokëdhima. 

DEPUTETETE E PS TOM DOSHI E KOÇO KOKEDHIMA DJE NE KUVEND

“Panorama” duke zbardhur detaje te drekes shkruan se rreth orës 13:20 Doshi është larguar nga salla dukë thërritur jashtë ministrin Ilir Beqaj, ndërkohë që Kryeministri Rama ka marrë telefonin në dorë, duke tentuar të lidhej me Koço Kokëdhimën. Ky i fundit nuk iu përgjigj pasi në duar kishte shkresa dhe libra, ndërkohë që Rama i ka kërkuar deputetes Blerina Gjylameti që t’i thërrasë Kokëdhimës.

Më pas, Rama dhe Kokëdhima kanë dalë nga porta e pasme e Kuvendit rreth orës 13:25. Kokëdhima është kthyer në ambientet e Parlamentit rreth orës 14:20 minuta. Ajo që ra në sy, ishte fakti se deputeti i PSsë ka zbritur nga makina fuoristradë e eskortës së Kryeministrit.

Ndërkohë që në ambientet e jashtme Tom Doshi po diskutonte me deputetin Vexhi Muçmataj. Kokëdhima dhe Doshi u larguan më pas me makinën “Audi” të deputetit të Shkodrës për të drekuar. Në këtë drejë ka qenë i pranishëm edhe nënkryetari i Grupit të PS, Taulant Balla. Pas takimit, deputeti Kokëdhima ka deklaruar se Tom Doshi nuk do të ketë më konflikte brenda maxhorancës.

“Me Tom Doshin kaluam shumë mirë, jemi kolegë, nuk e kam drekën e parë me të. Ai moment që është prezantuar në publik nga Toma që ai ka pasur disa mërzitje, për një konflikt brenda nesh, nuk do të ndodhë, jemi të përgjegjshëm. Kemi prioritet interesat e qytetarëve të zgjedhësve tanë, jemi shqiptarë, jemi ballkanas, kemi ato gjaknxehtësitë, kemi dhe lëndimet tona. Ndonjëherë përlahemi me ndonjë pakënaqësi dhe emocion negativ, por nuk do të ketë probleme. Toma është deputet i PS-së, që ka punuar me pasion për vite më radhë. Është pjesë e jona dhe do punojmë së bashku me të, me të gjithë deputetët e tjerë për të përballuar sfidat e mëdha për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të mirë, për një ekonomi më të mirë”, tha Kokëdhima.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura