Zbardhet dosja e prokurorisë, e mitura u përdhunua nga mësuesi tek bankat e klasës

Jul 30, 2015 | 6:02
SHPËRNDAJE

Prokuroria kërkoi dje 25 vite burg për mësuesin që kreu marrëdhënie seksuale me nxënësen e tij 11 vjeçe.  Ngjarja për të cilën u arrestua 62-vjeçari Demir Hoxha, është kallëzuar në fillim të qershor 2015, kur e mitura ka deklaruar në polici, në shoqërinë e prindërve të saj, faktin se mësuesi ka kryer marrëdhënie me të, më 29 maj.

Madje, gjatë hetimit rezultoi se mësuesi e kishte përdhunuar atë edhe disa muaj më parë. Sipas Prokurorisë, mësuesi ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën dy herë, por ai ka deklaruar që këtë e ka realizuar nëpërmjet joshjes dhe në asnjë rast me dhunë. Në bazë edhe të ekspertizës mjekoligjore, është provuar fakti se e mitura ishte e defloruar.

Gjykimi ndaj Demir Hoxhës është zhvilluar me procedurë të përshpejtuar dhe Prokuroria e Fierit, në përfundim të gjykimit, kërkoi dënimin e tij me 25 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri do të përfitojë uljen e 1/3 së dënimit që pritet të jepet nga gjykata.

Mesuesi Demir Hoxha
Mesuesi Demir Hoxha

NGJARJA

Sipas të dhënave të paraqitura në dosjen e akuzës, ditën e premte, më 29.05.2015, rreth orës 07:25, e mitura, nxënëse e klasës së pestë, ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë. Ajo është nisur me autobusin që kryen linjën Kryekuq-Lushnjë. Pasi ka zbritur, ka shkuar në shkollë, kur i është afruar mësuesi Demir Hoxha. “Hajde futu brenda në klasë se do të vadisësh lulet”, i ka thënë ai 11- vjeçares.

Ajo është futur në shkollë dhe pas saj edhe më- suesi, i cili ka mbyllur derën e shkollës me çelës dhe janë futur te klasa, e cila ndodhet në kat të parë. Aty 62–vjeçari ka mbyllur sërish derën e klasës dhe i ka kërkuar nxënëses së tij ta linte çantën mbi bankë.

Sipas Prokurorisë, ai e ka kapur prej trupi dhe i ka hequr pantallonat nga ku pasi e ka venduar mbi bankë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të. “Dil jashtë dhe shko në rresht. Mos i trego njeriu”. Thuaju prindërve të të bëjnë një kontroll në Lushnjë se mos ke mbetur shtatzënë, por mos u thuaj se isha unë personi që kreu marrëdhënie me ty”.

Kjo është porosia që i ka dhënë mësuesi nxënëses së tij para se ta lejonte që ajo të dilte nga klasa, ku më parë e kishte përdhunuar.

KALLEZIMI

Të hënën, në orët e drekës, e stresuar, vajza i ka treguar së ëmës për atë se çfarë kishte ndodhur të premten me mësuesin kujdestar Demir Hoxha. Para se të shpjegonte hollësitë, 11-vjeçarja ka pyetur nënën e saj se si mund të mbetej një vajzë shtatzënë.

Më pas ajo i ka shpjeguar se mësuesi e kishte porositur që të bënte një kontroll te mjeku. Pasi e ka pyetur e ëma se çfarë kishte ndodhur, vajza i ka treguar asaj gjithç- ka. Gruaja i ka treguar më pas të shoqit dhe bashkë me vajzën e tyre ata janë paraqitur në polici, ku kanë kryer edhe kallëzimin.

E mitura është marrë në pyetje në prezencë të një psikologu, ku ka shpjeguar gjithçka kishte ndodhur në klasë me më- suesin e saj kujdestar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura