Zbardhet dosja e “Financierit” të Habilajve, si u zbulua çimka në makinë dhe tentativat për ta hequr

Nov 19, 2017 | 9:30
SHPËRNDAJE

Gjykata për Krimet e Rënda ka zbardhur vendimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Nezar Seitin. Ky vendim ka ndikuar edhe në mos ekstradimin e tij për gjykim drejt Italisë.

habilaj_1508840307-6578614

Nezar Seitin, është i dyshuari kryesor në dosjen “Habilaj”  ku akuzohet se ka pasur rolin e “financierit” të grupit. Në vendimin e arsyetuar dalin në dritë përgjime të papublikuara, pjesë e akteve të dosjes hetimore italiane kundër grupit kriminal të trafikut të drogës që dyshohet se drejtohej nga Moisi Habilaj.

I tillë është një përgjim përgjimi ambiental i kryer në mjetin e Moisi Habilajt. Mes tij dhe dy pasagjerëve Florian Habilaj e Nezar Seitit diskutohet për trasnportimin e një shumë prej 200 mijë eurosh, që do të fshiheshin në automjet. Në një tjetër përgjim, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj kanë vënë rë një pajisje të dyshimtë në mjetin e tyre. Mes psherëtimash ata tentojnë ta heqin, ndërsa dikush mendon se ajo është pjesë e tapicerisë.

Moisiu dhe Nezari flasin për ngarkimin e drogës në furgon dhe për ardhjen e dërgesës nga Shqipëria. Biseda është konsumuar në automjetin “Fiat Panda”.

Nezari: A e bën dot…ta ngarkosh direkt?! A e ngarkon direkt menjëherë atë natë?

Moisiu: Po!

Nezari: E kuptoj…të mërkurën?

Moisiu: Eee.

Nezari: Për plakun do ishte mirë që të çlodhej pak, por nuk përputhen ditët. Do të qetësohej “puna”. Nuk na premton koha…

Moisiu: Nëse ai vjen në orën 9, atëherë në 12 e mbarojmë.

Nezari: Furgoni vjen dhe ngarkohet direkt aty? E mban një furgon atë? Apo i ke thënë që ta gjejë një të madh?

Më datë 22 shkurt 2017, duke kontrolluar automjetin me të cilin udhëtonin, Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti zbulojnë përgjuesin.

Nezari: E hoqe atë? ( I referohet GPS).

Moisiu: A?

Nezari: A e ke heq tamam atë?

Moisiu: E hoqa pra dreqin!

Nezari: Po ku e hodhe?

Moisiu: E hodha diku aty, por s’e mbaja mend se ku dhe nuk e gjeta më.

Nezari: Do e kenë gjet ata rrezik.

Moisiu: Po jo mo…

Nezari: Ku e hoqe, aty te ajo?

Moisiu: Jo mo, këtu…

Nezari më pas e pyet Moisiun se si e gjeti GPS dhe ai i thotë se ishte Armando Sulaj ai që e gjeti. Në orën 13:22 dëgjohen zhurma te kofano e automjetit dhe të dy kontrollojnë mjetin deri sa gjejnë përgjuesin dhe më pas nuk dëgjohet më asgjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura