Zbardhet dokumenti, ja deputetët që bëjnë emërimet e mësuesve

Nov 5, 2015 | 8:22
SHPËRNDAJE

Deputetët e PS dhe LSI janë angazhuar drejtpërdrejtë në emërimet e mësuesve në qytetin e Lushnjes.

Drejtoresha e arrestuar, Liza Tabaku
Drejtoresha e arrestuar, Liza Tabaku

Një dokument i Partisë Demokratike tregon se nga 169 mësues që janë emëruar në gjashtë muaj në këtë qytet (dhjetor 2013- maj 2014), shumicën e emërimeve i ka bërë Petrit Vasili.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka emëruar 38 mësues ndërsa 29 prej tyre i ka emëruar Bujar Cela, edhe ky deputet i LS-së.

Qyteti i Lushnjes duket të jetë bastion i kësaj force politike, po të shohësh që PS-ja ka bërë më pak emërime.

Arben Çuko ka emëruar 26 mësues ndërsa Erjon Braçe 17.

Emerimet jane bere ne kohen kur Arsimin ne Lushnje e drejtonte Liza Tabaku e arrestuar per korrupsion, pasi i merrte mesuesve nga 4-5 mije euro per ti futur ne pune.

lista 1Lista1lista 2lista3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura