Zbardhet dëshmia në polici e burrit që vrau gruan 19-vjeçare: S’doja ta vrisja

Jul 30, 2015 | 13:05
SHPËRNDAJE

FIER- Pas grindjes shtyn bashkëshorten 19-vjeçare, por goditja e kokës përtokë i shkakton asaj vdekjen. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Levan, kur 22-vjeçari Thoma Hajdini ka ushtruar dhunë deri në vdekje ndaj gruas së tij F.Sh., nënë e dy fëmijëve.

Ata kanë debatuar pasi viktima i tha se do të kthehej te prindërit e saj e të ndahej prej tij për shkak të dhunës së vazhdueshme. Por i riu është nxehur nga kjo më shumë dhe ka nisur ta qëllojë. 

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Nga hetimet është konkluduar se e reja ka dalë në oborr të shtëpisë me qëllim që t’i shpëtonte dhunës, por bashkëshorti e ka ndjekur dhe e ka shtyrë. Si pasojë ajo është rrëzuar në tokë dhe koka i është përplasur në një themel betoni që i ka shkaktuar plagë të rëndë.

Si pasojë e goditjes së marrë, 19-vjeçarja ka ndërruar jetë pas pak çastesh. I riu i arrestuar ka pranuar ta ketë shtyrë, por jo me qëllim për ta vrarë.

Ai ka shpjeguar se nuk ishin grindur më parë me njëri-tjetrin. Ndërsa babai i viktimës ka vënë në dijeni policisë se ata kishin konflikte të vazhdueshme. 

Nga veprimet e kryera kjo shtetase rezulton të ketë një hematomë në kokë. /M.R/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura