Zbardhet dëshmia e çekëve që u kapën në tunelin e uzinës së Poliçanit: Jemi turistë, ngatërruam rrugën dhe…

Aug 21, 2022 | 15:02
SHPËRNDAJE

Detaje të tjera janë zbardhur rreth 4 çekëve të arrestuar sot në Poliçan, për shkak të veprimeve të dyshimta pasi po fotografonin uzinën e armatimeve në këtë qytet.ceeeeeeeeeeeeeeeekety

Fjalët e para që kanë thënë dy çekët që u kapën në tunel, ishin me justifikimin se kishin humbur rrugën.

“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur dy shtetasit me pasaporta çeke, transmeton BË.

Ndërkohë pas kontrolleve u ndaluan dhe dy bashkëjetueset e tyre. Mësohet se dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë brenda tunelit të armatimeve ku kishte kundërajror, ndërsa u kapën pasi u konstatua se një prej dyerve ishte shkallmuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura