Zbardhet debati me dyer të mbyllura në PS, Edi Rama ‘kërcënon’ deputetët me heqjen e rrogës! Ja arsyeja

Apr 19, 2022 | 13:38
SHPËRNDAJE

Edi Rama-Grupi-PS-kercenimi-pagat-Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura në Grupin e Partisë Socialiste mësohet se ka ‘kërcënuar’ deputetët e selisë rozë me sanksione, për shkak të këta të fundit mungojnë në seancat e Kuvendit.

Burime të Panorama.al bënë me dije se kreu i qeverisë ka paralajmëruar se për deputetët që nuk marrin pjesë në votime apo që nuk qëndrojnë në sallë kur zhvillohen debatet politike, se do të ketë dhe ndëshkime, duke filluar me heqjen e pagës.

Mësohet se Rama ka paralajmëruar socialistët se ndëshkimet me heqje page do shkojnë deri në ‘prerjen’ e fondeve, duke arritur deri në 1/3 e rrogës së deputetit.

Ndërkohë që gjatë diskutimit për çështjen e ‘non gratës’ së djalit të Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi, mësohet se debati ka qenë i vakët, madje është cilësuar nga Taulant Balla si “përgjegjësi personale”, e babait të deputetit të Partisë Socialistë, për rrjedhojë kjo çështje nuk i përkiste grupit të PS-së.

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjërët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta.

Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik”, thuhet në mesazhin e Ballës i diskutuar gjatë takimit pa media.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura