Zbardhet darka informale e Presidentit të Asamblesë së OSBE-së. Ja si e komentoi gjestin e Borchardt

Nov 19, 2019 | 13:59
SHPËRNDAJE

George-tsereteliTakimet e zyrtare të Presidentit të Asamblesë Parlamentare së OSBE-së, George Tsereteli një ditë më parë, janë mbyllur me një darkë informale të disa prej drejtuesve të rinj të partive politike.

Burime pranë takimit bëjnë me dije se interesi i kreut të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së ka qenë pikërisht tek zgjidhja e krizës politike në vend.  Mësohet se Tsereteli ka shprehur habi për faktin se si partitë politike vazhdojnë të qëndrojnë me kokëfortësi në pozicionet e tyre dhe nuk ulen për të dialoguar rreth një zgjidhje të mundshme të situatës.

Edhe pse George Tsereteli ka marrë informacion me vete nga disa faktor politik, ai ka shprehur paqartësi gjatë këtij takimi informal për mungesën e vullnetit për dialog.

Burime pranë takimit bënë të ditur se në këtë tryezë është komentuar dhe gjesti i ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt, i cili disa javë më parë u përfshi në një incident me banorët e Unazës së re të cilëve u ka treguar “gishtin e mesit”.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së ka thënë gjatë këtij takimi se “gjesti i Borchardt nuk është i justifikueshëm, por ai për këtë gjest duhet të mbaj përgjegjësi personale, lidhur kjo dhe nga rrethanat”.

Ai mësohet se është shprehur se “në politike gjithmonë duhet të këtë ruajtje të qetësisë dhe fakti që një person përfaqëson një pozicion të caktuar, kjo e detyron atë të ruaj më shumë qetësinë”.
Në këtë takim ka patur përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Partisë Republikane.

Basha-borchard123 Borchard-gishti-i-mesit 1558511069_Borchardt Borchardt-armiku-popullit

Meta Tsereteli tesereteli

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura