Zbardhet biseda me zyrtarin e policisë për parcelat e drogës

Aug 30, 2015 | 9:15
SHPËRNDAJE

Gjykata e Krimeve të Rënda la dje në qeli Vladimir Zanaj, efektiv i Policisë së Vlorës. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Zanaj ishte personi që u garantonte “paprekshmërinë” të dyshuarve të tjerë të këtij grupi.

Vladimir Zanaj, shef i Burimeve Njerëzore në Policinë e Vlorës
Vladimir Zanaj, shef i Burimeve Njerëzore në Policinë e Vlorës
Prova kryesore e paraqitur nga përfaqësuesi i prokurorisë, Ened Nakuci, para gjyqtares së gatshme, Ilirjana Olldashi, ka qenë transkripti i një telefonate të përgjuar mes punonjësit të policisë Zanaj dhe të arrestuarit Sokol Burhamaj (Lamaj).

Në atë komunikim Burhamaj vë në dijeni policin se në parcelat e tij të kanabisit kishin mbërritur forca të policisë. avioniNga ana tjetër e telefonit, efektivi Zanaj është zotuar se do t’i largonte forcat e tij, duke e siguruar Burhamajn se do të interesohej ai.

TELEFONATA
Sipas dosjes së Prokurorisë, biseda telefonike që ka “kryqëzuar” policin Zanaj është regjistruar në 19 gusht 2015. Në këtë ditë efektivat e Policisë së Qarkut Vlorë kanë asgjësuar tri parcela me 387 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Ramicë te përroi i Burhamës. Lidhur me këtë fakt është referuar materiali i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Nga hetimi ka rezultuar se këto parcela ishin kultivuar dhe mbaheshin nën mbikëqyrje nga Neko Bruhamaj. Neko ka komunikuar fillimisht me Fatos Burhamaj e më pas me Sokol Bruhamaj (Lamaj) dhe i ka vënë në dijeni për prezencën e policisë te parcelat. Ai u ka kërkuar që të lidheshin me personat që ata njihnin, me qëllim që të mos u asgjësoheshin bimët narkotike të mbjella.

Sokoli ka telefonuar përdoruesin e nr. telefonik xxxx422, duke e pyetur se kush kishte shkuar lart te parcelat. Sokoli i ka thënë se me kë duhej të fliste dhe personi që dyshohet se është punonjës policie ose i njohur i tyre, i ka thënë se do të interesohej ai.

“Më vonë nga ndjekja e përgjimeve ka rezultuar se përdorues i këtij numri telefonik ishte shtetasi Vladimir Zanaj, oficer policie në D.P. Qarkut Vlorë”, thuhej në dosje. 

BISEDAT:
Neko Bruhamaj-Sokol Lamajt:
Kanë ardhur ata të policisë te parcelat.
Sokol Lamaj-Vladimir Zanajt:
Kush ka shkuar në Ramicë për ta bërë atë punë?
Zanaj-Lamajt:
Do të interesohem unë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura