Zbardhet biseda/ Çfarë shqetësimi ndau Erdogani me presidentin Macron

Mar 24, 2018 | 9:35
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).

erdogan macron

Sipas burimeve të marra nga presidenca turke mësohet se në bisedën telefonike të kryer këtë mbrëmje janë diskutuar çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Gjatë bisedës Erdoğan, i ka përcjellë ngushëllimet homologut francez, Macron, në lidhje me humbjet e jetëve në ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në jug të Francës.

Presidenti Erdoğan poashtu ka ndarë informacione në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, si dhe ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me deklaratat e pabaza të bëra për çështjen e Afrinit.

Gjatë shkëmbimit të mendimeve mbi zhvillimet e fundit në Siri, Erdoğan ka theksuar se Turqia në kuadër të eliminimit të kërcënimeve terroriste kundrejt sigurisë kombëtare të saj, ka pastruar Afrinin nga elementët terroristë, si dhe ka siguruar një mjedis paqësor për popullatën civile atje.

Ndërsa për çështjen e Qipros, presidenti Erdoğan ka deklaruar se duhet të ruhen të drejtat legjitime të Turqisë dhe Qipros Turke në lidhje me burimet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

Ndër të tjera në bisedë është përmendur edhe samiti Turqi-BE, i cili do të mbahet në Varna të Bullgarisë të hënën e ardhshme, për të cilin mësohet se presidenti Erdogan ka bërë të ditur se Turqia i kushton rëndësi përshpejtimit të marrëdhënieve me BE-në dhe rigjallërimit të procesit të anëtarësimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura