Zbardhen telefonatat/ “Fol pak me Salën…Ika me gjysëm zemre se…”, përgjimet që lanë Stresin në burg: Po kanë ik mor byt***mat

Oct 20, 2018 | 22:57
SHPËRNDAJE

ERALD DELIU/ “Panorama” siguron përgjimet e muajit korrik 2018 për Arkimed Lushajn, reperin e njohur me nofkën “Stresi”. Bëhet fjalë për një aksion të Policisë në afërsi të shkollës së mesme “Partizani” në Tiranë, ku reperi Stresi është larguar nga uniformat blu dhe ka hedhur një armë pistoletë që e kishte pa leje.

 

stresi1

Në përgjimet që ka Prokuroria e Tiranës, Stresi u tregon miqve për armën e zjarrit dhe kërkon që të ndërhyhet për t’i fshirë gjurmët e gishtërinjve, pasi informohet se arma është gjetur nga uniformat blu. Për këtë, siç del edhe nga përgjimet, angazhohet edhe babai tij, ish-truproja i Sali Berishës, Sali Lushaj.

Kur Stresi merr përgjigje negative, se në armën e zjarrit nuk mund të ndërhyhej, ai më pas nis të kërkojë ndihmë për t’u arratisur. Stresi telefonon disa persona të ndryshëm, ku i njofton se është në kërkim nga Policia. Madje, me njërin prej tyre flet për një arratisje të mundshme në Greqi përmes tokës. Ai i thotë se kjo gjë mund të bëhej lehtësisht nga Saranda dhe ishte një rrugë që mund të përshkohej për gjashtë orë. Stresi kishte menduar, sipas përgjimeve, që të fshihej në ishullin e Korfuzit më pas.

 


View this post on Instagram

Si u arrestua Stresi, i zhveshur në shtratin e hotelit kur i vunë prangat

A post shared by Panorama Online (@gazeta.panorama) on

Sa i përket pistoletës, një bashkëbisedues i thotë në telefon se ishte arrestuar për shkak se kishte pasur informacione se ai lëvizte me armë pa leje. Përgjimet janë kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka zbuluar rastësisht emrin e Stresit teksa përgjonte disa anëtarë te grupit të Safet Bajrit.

PËRGJIMET
-Më datë 03.07.2018, në orën 19:23:28, përdoruesi i numrit celular ***723 telefonon përdoruesin e numrit të telefonit celular ***909. Gjatë komunikimit rezulton që kemi të bëjmë me momentin kohor pas ngjarjes, ku shtetasi Arkimed Lushaj e informon bashkëbiseduesin në lidhje me faktin e kontrollit të shërbimeve të Policisë, faktin se ka qenë ky shtetas që ka pasur armën e zjarrit, të cilën, pasi ka parë shërbimet e Policisë, e ka hedhur. Shtetasi Arkimed Lushaj, duke qenë se ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i ka kërkuar bashkëbiseduesit që të komunikojë me babanë e tij, shtetasin Sali Lushaj, i cili është në afërsi të vendit të ngjarjes dhe të interesohej në lidhje me ecurinë e veprimeve të Policisë.

Stresi: Ej, na kanë ardhur te lagja ata që kemi inat ne.

909: Kush?

Stresi: Robq***t, e zinj. Po, edhe unë e hodha atë a kupton po e kanë kap, po s’kanë pa mu që e kam hudh?

909: Po pse o vlla?

Stresi: Se di erdhën aksioni ika me gjysmë zemre, kam lëviz.

909: Ka je ti?

Stresi: Jam këndej ke një shok, hajde. Po fol pak me Salën, bjeri pak dhe fol pak me të.

909: Ça t’i them?

Stresi: Po mere njëherë pyete ça bëhet, ça situate është? Merre njëherë të lutem.

-Më datë 03.07.2018, dy minuta më pas, një numër telefoni *940 njofton Arkimed Lushajn se shërbimet e Policisë ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe se ka dijeni për armën e zjarrit.

Stresi pergjime11

723: Hë mirë?
940: po kanë ik mor byt***mat, ka shkove?
723: Po a e morën atë?
940: Jo mor burrë, i ndjeku Sala. A keni nai hall me na njoh
723: Jo pa e kapën atë senin se e kam gjujt atë senin mor.
940: Jo mor burrë, asnjë gjë në botë, i ndoqi Sala ikën.

stresi

Në vijim të bisedës shoku i tij, i kërkon 31 vjecarit ti tregojë vendin se ku e kishte hedhur armën, pork y i fundit i thotë se atë e kanë marrë tashmë forcat e policisë. Më vonë Stresi komunikon sërish me mikun e tij, i cili i thotë se nëpërmjet të atit të arrinin të fshinin gjurmët e gishtave që mund të kishte lënë reperi në armë.

Stresi pergjime22

-Në orën 19:26 komunikojnë sërish për armën e zjarrit.

940: Në ça vendi e ke pas?

Stresi: O figurë mos shkoni aty se poi u zejnë, aty brenda shkollës ku rrijnë ne ulur. Aty ku është tatuazhi “Badboy for life” nga brenda aty. Aty shihe njëherë.

-Disa minuta më pas, Arkimed Lushaj informohet nga bashkëbiseduesi se arma e zjarrit ishte gjetur nga ana e shërbimeve të Policisë.

940: Po ka shkuar dhe ka ndenjur p***rob**i.

Stresi: E kanë marrë?

940: Hajde se të marr më vonë.

Stresi: S’duan ta bëjnë të madhe.

-Në të njëjtën datë, në orën 19:36, Arkimed Lushaj flet me të njëjtin person dhe është i interesuar për të marrë një mjet që të lëvizte. Gjatë bisedës, bashkëbiseduesi i thotë Stresit se po bënte përpjekje me babanë e tij, Sali Lushajn, që të fshihnin gjurmët e gishtave të Arkimedit në armën e zjarrit, që ishte marrë nga Policia.

Stresi: O byrazer, pyete Lir S. Se atij ja kam marrë makinën kam dy ditë a ka makinë me qera këtë apo?

940: Makinë me qera e ke këtë? Jo, thotë, jo. Është e Gentit që punon në Rinas.

Stresi: A mirë thuj se sot më duhet mua se qashtu e kam hallin se duhet me lëviz njëherë se ja bie vetë e gjej robin kështu thuj.

940: Mirëpo, më tha mua se isha tu i ni krejt unë, ka iku tha.

Stresi: Për mua e?

940: Po se e kam pa ik i thash, tha i kam bë me dorë.

Stresi: Si si?

940: Ai shefi tha i kam thënë tha, se e mori Sala atë shefin ja kam bë me dorë të parit atij, i thashë ik.

Stresi: Si, si?

 

stresi

940 Te parit ty ta ka bë me dore, a ta boni me dorë ik?
723- PO
940- Po pra se e mori Sala ate shefi e komisariatit
723- E ca u bot ash?
940- Ku di gjë kena pas informacion tha
723- Për armën e ?
940- Është në motër*** që i ka marrë në telefon. Duam një që iku me tha ate kërkojmë
723- E Fisniku
940- S’di gjë ka ka ik i thash
723- Po e kane marre me vete e ?
940- Po ate e kane fut mrena
723- A cil ate te madhin e?
940- PO
723- Ai pa lidhje krej o vlla.
940-Të shkoj ta kapi unë o shok së e kapa kot, ti them unë Salës me stil
723- Ca?
940- Ti thoje atij ta fshije
723- Po ai ca ka me i thënë tash se ate e kane marrë e kanë thirr e kanë marrë vesh tan ata police
940- it ha cashtu cashtu po e kena në makinë tha e kena gjet aty.
723- Arme e?
940- PO. Po problem eshte se eshte tek per tek me te e kam mundis me ja thene nje fjale
723- Ishalla o zot, hajde
940- Po me i thene une cashtu cashtu thuj ta pastroj

Me vonë miqtë komunikojnë sërish në telefon, ku shoku i thotë Arkimed Lushajt se fshirja e armës ishte e pamundur fshirja e gjurmëve të gishtave në armë.
Në vijim të përgjimeve në datën 4 korrik 2018, Stresi i dërgon mesazh një shoku të tij në telefon ku e informon në lidhje me faktin se është në kërkim.

O vllai jam në kërkim
Jam jashte Tirone
E sa tkesh munci nimon me naj gjo tvogel se ti e di kërkimi do lek

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura