Zbardhen SMS/ “O deputet faqezi”-Ligjvënësi i PS provokon demokratët, i uron me foton e Enver Hoxhës! Revoltohen anëtaret e Komisionit të Sigurisë! Deputeti: Më rruan leshtë kush…

Nov 28, 2021 | 20:18
SHPËRNDAJE

Sot është dita e Pavarësisë, ku qytetarë dhe politikanë kanë bërë urimet e tyre në forma të ndryshme. Por, deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela ka zgjedhur që urimin për kolegët e tij në Komisionin e Sigurisë ta bëjë me një foto, ku krahas flamurit kuqezi ishte edhe fotoja e diktatorit, Enver Hoxha.

 

Kjo është dukur më tepër si një provokim për deputetët e Partisë Demokratike, të cilët janë revoltuar me këtë urim aspak dinjitoz për ta.

Debatet në grupin e WhatsApp-it kanë qenë nga më të ndryshmet, ndërsa socialisti me një gjuhë jo etike ka thënë “Më rruan leshtë kush s’më njeh mua dhe kohën”.

Po si është bërë urimi për 28 nëntorin?

Urimi i ligjvënësit socialist është bërë me mesazh në grupin e WhatsApp të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, duke sjellë më pas debate dhe batuta mes deputetëve.

I pari që ka reaguar pas atij urimi ishte deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili i është përgjigjur duke i thënë: “Është turp i madh dhe pashpirtësi njerëzore, ky akt i mësipërm. Të postosh foton e diktatorit, siç ka bërë deputeti faqezi tregon fytyrën e vërtetë të nostalgjikëve të komunizmit, pavarësisht ngjyrave të sotme. O deputet faqezi, kushdoqofsh ti hiqe këtë foto. Turp, turp, turp”

Më pas në grupin e WhatsApp ka shkruar edhe deputetja Dhurata Çupi: Turp është. Nëse s’ke dëshirë të urosh në mënyrë qytetare dhe të pranueshme, hesht. Ky është veprim i papranueshëm.

Pavarësisht reagimeve aspak pozitive nga ana e ligjvënësve demokrate, deputeti socialist nuk ka hequr dore, por ka vazhduar sërish duke shkruar në mënyrë ironike: “Rrituni për Shqipërinë që duam”.

Ndërsa deputeti tjetër demokrat, Isuf Çela ka reaguar duke shkruar: “I nderuar koleg kushdo që të jeni ju, e para nuk është korrekte të dërgosh në grupin e një nga komisioneve më të rëndësishme parlamentare një urim me atë foto të ish-diktatorit në sfond dhe aq më tepër përgjigja ironike: Rrituni për Shqipërinë që duam”.

Për këtë mesazh urimi ka komentuar edhe deputeti tjetër socialist, Paulin Sterkaj, i cili shkruan: “Ky shoku jonë është gastori i grupit, kështu që mos ja merrni për provokim.

Më tej deputeti Bujar Çela ka shkruar sërish në grupin e WhatsApp, duke thënë: “Më rruan leshtë kush s’më njeh mua dhe kohën”

Ndërkohë pas mesazheve, administratorët kanë hequr nga grupi deputetin Bujar Çela dhe sqarojnë se telefoni i tij është humbur dhe po përdoret nga dikush tjetër.

“Të nderuar kolegë deputetë! Deputeti Bujar Çela ka humbur telefonin dhe dikush po e përdor. Lutemi mos ju përgjigjni telefonatave ose mesazheve, sapo kompania përkatëse celulare ta bllokojë dhe ti kthejë numrin zotit Çela”.

SMS-TE E SHKEMBYERA NGA DEPUTETET E KOMISIONIT TE SIGURISE

7b5b39ab-264a-47aa-96b3-e263e55009c4

d2875eec-e3cb-4df8-8690-e221d7cf4ba1

34ae4c21-baa0-448f-8948-393c236d7c5d

b09965fe-7a8a-4371-b415-e042b208682a

 

3a6a660f-78db-4ce3-a960-5edf49119a21

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura