Zbardhen shpërblimet e fundvitit, kategoritë dhe shumat për secilën

Dec 29, 2015 | 11:35
SHPËRNDAJE

Duke e quajtur detyrim të qeverisë ndaj njerëzve në nevojë, pararësisht vështirësive prej reformave, kryeministri Rama ka njoftuar sot kategoritë përfituese të shpërblimeve të fundvitit së bashku me shumën përkatëse.

ramaNë një deklaratë për media nga kryeministria, Rama theksoi se shpërblimi nis nga 20 mijë lekë të vjetra për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, kryefamiljarët, personat që përfitojnë nga komensimi për energjinë e deri te 500 mijë lekë të vjetra për nxënësit e shkëlqyer, mësuesit e spikatur dhe 400 mijë për infermierët.

Kategoritë dhe shpërblimi  (leke te vjetra)

84 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, me 20 mijë lekë të vjetra;
68 mijë përfitues si pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuara, me 20 mijë lekë të vjetra;
372.932 pensionistë, persona që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, me 20 mijë lekë të vjetra;
145.580 persona që marrin pension të kooperativave bujqësore, me 20 mijë lekë të vjetra;
Personat që marrin trajtim të veçantë për punën e kryer në miniera dhe në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake, 3.595 persona, me 20 mijë lekë të vjetra;
Personat që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, 10.660 persona, përsëri 20 mijë lekë të vjetra.
81 mijë kryefamiljarë që trajtohen me kompensim për energjinë elektrike, 20 mijë lekë të vjetra.

Shpërblimi për merita të vecanta (leke te vjetra)

Nxënësit me dhjeta, 500 mijë leke

Studentët e ekselencës, 500 mije lekë

Gjithë grupi i mësuesve të spikatur, 400 mije lekë

300 persona të dalluar në shërbimin spitalor publik të vendit, kryesisht infermiere, por edhe në raste të veçanta mjekë, 400 mijë të vjetra

Rama e ka quajtur këtë një paketë që “konfirmon plotësisht vëmendjen dhe kujdesin e qeverisë përtej të gjitha vështirësive financiare edhe të këtij viti tjetër reformash dhe përpjekjesh të mëdha për të siguruar rrugën e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe për të mundësuar një të ardhme më të mirë, jo si iluzion, por si një qëllim objektiv, i bazuar në realizimin e objektivave që përcaktojnë rrugën e reformave dhe masat që i shoqërojnë reformat”.

Miratohet shpërblimi për pensionistët, ja si ndahen paratë

Vjet vendimi për shpërblimin e pensionistëve dhe shtresave në nevojë u mor në datë 17 dhjetor. Financat dhe ISSH kishin 13 ditë kohë për shpërndarjen e shpërblimit. Këtë vit, habitshëm vendimi është marrë në datë 28 dhjetor, dje, dhe përfituesve u ngelen vetëm tri ditë kohë për të marrë shpërblimin.

shperblime

Qeveria ka miratuar dje vendimin “Për shpërblimin dhe kompensimin e disa kategorive të veçanta për festa të fundvitit”. Shpërblimi do të jetë vetëm 2 mijë lekë, i njëjtë për të gjithë pensionistët.

Këto të fundit do të marrin që sot paratë në sportelet e postës apo në llogaritë bankare. Edhe pse emërtohet “shpërblim për festat e fundvitit”, vështirë se 613 mijë pensionistët përfitues do të arrijnë ta marrin atë brenda tri ditëve të fundit të këtij viti.

Më shumë se për festat, duket që qeveria ka bërë detyrën e gjendur përballë presionit dhe një viti financiar aspak të mirë.

SHPËRBLIMI

Shpërblimi për pensionistët nuk humbet. 2 mijë lekët e shpërblimit të miratuara dje mund të tërhiqen edhe pas datës 31 dhjetor. Por kush ka nevojë, mund t’i marrë ata edhe gjatë tri ditëve të fundit të këtij viti.

Shpërblimi është i njëjtë për të gjithë pensionistët. Qeveria është tërhequr nga skema e vjetshme, kur kryefamiljarët e vetmuar, pra që nuk kishin persona të tjerë të familjes në punë, morën 3 mijë lekë shpërblim. Këtë vit nuk ka diferencime, janë të gjithë të barabartë. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me veteranët e luftës apo ish-të përndjekurit politikë, të gjithë do të marrin shpërblim 2 mijë lekë.

Përfitues janë edhe të gjithë shtresat në nevojë. Këtu përfshihen familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, ata që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuara, si dhe invalidët. Të gjitha këto kategori do të marrin 2 mijë lekë shpërblim.

TË DIFERENCUARIT

Njësoj si vjet pritet skema e meritës. Pra, shpërblim për ata që kanë punuar më mirë. Këtu përfshihen mësuesit dhe mjekët e dalluar, si dhe nxënësit e shkëlqyer. Pak ditë më parë, qeveria vendosi të shpërblejë me dy rroga policët.

Ndërsa pjesa tjetër e administratës nuk ka marrë akoma shpërblim për festat e fundvitit. Edhe vjet administrata nuk “e meritoi” vlerësimin e qeverisë. Sipas të dhënave në total, fatura e shpërblimeve pritet të arrijë në 15 milionë USD.

ARISTIR LUMEZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura