Zbardhen prapaskenat, si “u lirua” Nimaga nga Skënderbeu

SHPËRNDAJE

Skënderbeu e mbyll përfundimisht his torinë me Bakari Nimagën dhe lojtari është prej dy javësh zyrtarisht pjesë e klubit të Ligës së Parë turke, Hatayspor. Pas pesë viteve në Korçë, mesfushori malien u largua duke lënë të shtangur klubin, që nuk mori asnjë përfitim nga transferimi në Turqi.

Lilaj dhe Nimaga

Dëmtimet e shumta të lojtarit, por edhe mënyra se si u bë ndarja mes palëve kushtëzoi largimin pa shtrëngim duarsh mes Nimagës dhe Skënderbeut. Gjithçka filloi në kohën ku në adresë të lojtarit u interesua klubi turk. “Panorama Sport” mëson se Skënderbeu kërkonte që të fitonte të paktën 400 mijë euro nga shitja e lojtarit, por ishte “dredhia” e Nimagës ajo që i dha një fund tjetër kësaj historie.

Nimaga-Takaj rinovimi

Lojtari, duke pasur pretekstin e dëmtimit të pësuar para ndeshjes me Laçin në Superkupë, u largua për të mbyllur marrëveshjen me turqit pa dijeninë e Skënderbeut. Klubi korçar ishte gati ta çonte në FIFA lojtarin, por kjo nuk ndodhi. Burime pranë Nimagës bëjnë me dije se kanë qenë pikërisht rrogat e papaguara nga Skënderbeu për disa muaj, ato që u bën shkas në këtë ndarje pa dëmshpërblim.

LLAZI SARO

LAJMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT” 

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak"Mos e lejoni të ndodhë", Trump bën paralajmërimin e fortë për Rusinë dhe Iranin
Artikulli tjetërEMRAT/ Heroinë e arsenal armësh në makinë, kontrolli që vuri në pranga tiranasit (VIDEO)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.