Zbardhen përgjimet/ Bisedat e grupit të drogës ku u kapën 2 vajzat

Nov 30, 2015 | 8:00
SHPËRNDAJE

Zbardhen disa prej bisedave të përgjuara nga Prokuroria e Tiranës gjatë hetimit disamujor ndaj grupit prej 36 personash të akuzuar për shitje heroine dhe kokaine.

Më 18 nëntor 2015, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 36 personave, të akuzuar si pjesë e një grupi që kishte shitur në kryeqytet sasi droge me vlerë rreth 900 mijë euro. Pjesë e grupit ishin edhe dy femra, Sonila Dinoshi dhe Aurora Liço.

grupi-droges

Në një pjesë të dosjes thuhet se Armando Murati është një nga shpërndarësit e drogës që merr direktiva nga Kol Kllapi, Juljan Bushati, Sonila Dinoshi për veprimet që kryen si shitës narkotikësh.

Ai bën edhe furnizim dhe grumbullim të lekëve nga shitësit e tjerë të lëndës narkotike. Në dosje thuhet se Kol Kllapi dhe Sonila Dinoshi kanë një apartament në rrugën “Mihal Grameno”, diku pranë “dyqanit të vajgurit”, në një pallat 6-katësh.

“Sasia e drogës ndahej në porcione 0.3 gramë nga Sokoli dhe Sonila duke paketuar 200-250 porcione. Një porcion shitej 1 mijë lekë të reja”, thuhet ndër të tjera në dosjen e paraqitur nga prokuroria në gjykatë për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve.

PËRGJIMET Biseda e mëposhtme është paraqitur nga prokuroria si provë në gjykatë për disa nga të akuzuarit si pjesë e grupit që shpërndante drogë në Tiranë. “Nga biseda e zhvilluar mes shtetasve Juljan Bushati dhe Astrit Beka, rezulton se Bushati i kërkon shitësit të tij, Astrit Beka, që t’i shesë lëndë narkotike shtetases E.B., e kapur në flagrancë me 8 doza heroine. Ai në këtë telefonate sqaron shtetasin Astrit Beka se ajo është kliente e A.Muratit.

Nga ana tjetër, Astrit Beka sqaron Juljan Bushatin se ka komunikuar në telefon me Kol Kllapin për këtë rast. Përgjim, data 12 gusht 2015, bisedë mes Juljan Bushatit, sipas prokurorisë, me numër fundor 835 dhe numrit që mbaron me 119 që përdoret nga Astrit Beka:

pergjimi1

pergjimi2

pergjimi3

pergjimi4

pergjimi5

pergjimi511

pergjimi6

TRAZHGIM SOKOLAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura