Zbardhen emrat, kush është viktima dhe të plagosurit e konfliktit në lokalin në Vlorë

Apr 21, 2017 | 12:30
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka dhene edhe detajet e reja ne lidhje me ngjarjen e rende qe u shënua mbrëmë nje lokal ne qytetin bregdetar.

vrasje-vlore1

Sipas bluve, rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e një lokali pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues ne Vlorë.

Si dhe janë plagosur 3 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore:

1. Florian Hila, 28 vjeç.

2. Arta Luka, 26 vjeçe.

3. Arsonel Llanaj, 32 vjeç.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar 3 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura