Zbardhen detajet/ Arta Marku në zyrën e Xhafajt, në takim dy ministra dhe kreu i SHISH, ja çfarë u fol

Jan 10, 2018 | 22:30
SHPËRNDAJE

Kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar sot nje takim tek Ministria e Brendshme me ministrin Fatmir Xhafaj. 

arta marku ne ministri xhafa

Mesohet se takimi mes tyre ka qene larg vemendjes se medias dhe ka zgjatur rreth 45 minuta. Ne takim kane qene te pranishem edhe ministrja e Drejtesie, Etilda Gjonaj dhe ministri i Financave dhe Ekonomise, Ahmetaj, kreu i SHISH dhe ai i Policise.

Takimi vjen nderkohe qe ne radhet e prokurororive, Marku ka bere nje sere levizjesh, te cilat kane shkaktuar edhe perplasje, si ne rastin e kryeprokurorit te Elbasanit.

Ky eshte takimi i dyte mes Markut dhe Xhafajt, nderkohe qe takimi i pare mes tyre eshte bere ne zyren e kryeprokurores, pak kohe pasi ajo u votua ne Kuvend.

Detajet e takimit 

Në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar sot mbledhja e Task Forcës Qendrore Ndërinstitucionale në kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar, operacionit – ‘Forca e Ligjit’.

Në të morën pjesë Prokurori i Përgjithshshëm i Përkohshëm Arta Marku, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, Zv.drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror Helidon Bendo, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i Policisë së Shtetit Rebani Jaupaj dhe Drejtori i SHÇBA-së Eduart Merkaj.

Ministri i Brendshëm njohu anëtarët e Task Forcës Qendrore Ndërintitucionale me ecurinë e procesit gjatë muajit dhjetor 2017, hartimin dhe miratimin e kuadrit të nevojshëm ligjor, masat e marra për ngritjen e strukturave për të thithur në to ekspertizën më të mirë në fushën e hetimit policor, krijimin e mjediseve të përshtatshme të punës, krijimin e aksesit të nevojshem në data-bazë të Agjencive të ndryshme shtetërore, punën që po bëhet për mbledhjen e informacionit dhe analizën e profilit të grupeve kriminale, veprimtarisë dhe aseteve të tyre, si dhe për mbështetjen e kontributeve konkrete të partnerëve ndërkombëtarë të atashuar pranë këtyre strukturave.

Anëtarët e TFQN diskutuan mbi rolin dhe përgjegjësitë e tyre institucionale, koordinimin e procesit dhe garantimin e mbështetjes në vijim, për Task Forcën Speciale në nivel qendror dhe rajonal, si struktura të posaçme të ngarkuara me përgjegjësi operacionale.

Ata u dakordësuan për mbështetjen që secili prej tyre do t’i japë këtij procesi përmes Agjensive respektive të zbatimit të ligjit, për përmirësimin e kuadrit normativ që lehtëson këtë bashkëveprim përfshi dhe marrëveshjet e protokollet e bashkëpunimit përkatës, në respekt e zbatim të kuadrit ligjor në fuqi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura