Zbardhen detaje të reja nga grabitja e 180 mijë dollarëve në Tiranë

Apr 26, 2016 | 20:48
SHPËRNDAJE

Detaje të tjera janë zbardhur nga grabitja e 180 mijë dollarëve ditën e sotme në Tiranë, pranë hotel “Sheraton”.

Foto nga vendi i ngjarjes ku ndodhi grabitja e kambistit
Foto nga vendi i ngjarjes ku ndodhi grabitja e kambistit

Fillimisht u tha se u grabit një kambist, mirëpo e vërteta është ndryshe. Personi i grabitur është një punonjës i kambistit me emrin Roland Manushi.

Ky i fundit e kishte dërguar punonjësin S.H. që të tërhiqte 180 mijë dollarë nga një bankë e nivelit të dytë dhe më pas t’i sillte paratë në qendrën e këmbimit valutor që ai drejtonte.

Në momentin e kthimit, S.H. është ndeshur me një grabitës të armatosur, i cili i ka marrë çantën me para.

Mirëpo, nga mënyra se si ndodhi grabitja, ka dyshime për dijeninë e grabitësit për lëvizjen e shumës.
Dyshimet janë se mos S.H. ose shoqëruesi i tij kanë lidhje me grabitjen e ndodhur. Ndaj këta persona janë marrë në pyetje për këtë çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura