Zbardhen akuzat e ngritura ndaj deputetit socialist Alqi Bllako, ja kërkesa e kreut të SPAK për Kuvendin në lidhje me arrestimin

Mar 29, 2022 | 15:53
SHPËRNDAJE

Në shkresën që kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Arben Kraja ka dërguar në Kuvendin e Shqipërisë për marrjen e autorizimit për arrestimin e deputetit socialist Alqi Bllako, zbardhen edhe akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Sipas SPAK, hetimet ndaj Alqi Bllakos janë regjistruar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal”.

Ndërkohë arrestimi i Bllakos nuk mund të bëhet pa një vendim nga Kuvendi, më konkretisht nga Këshilli Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, që pritet të mblidhet të mërkurën në orën 18:00 për t’i hapur rrugë drejtësisë të veprojë.

“Bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës, dhe nenin 288/1/2 të Kodit të Procedurës Penale, masa e sigurimit personal “arrest në burg” ndaj një deputeti nuk mund të vendoset pa marrë paraprakisht autorizim nga Kuvendi i Shqipërisë. Për sa më sipër kërkojmë nga Kuvendi dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako”, thuhet në kërkesën e Arben Krajës për Kuvendin.

kerkesa e arben kraja kuvend kerkes arben kraja spakkuvcendit poer arrestimin alqi bllako

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura