‘Zarf me plumb Fatos Nanos, do vritesh nga…’, Izet Haxhia tregon ‘sekretet’: Ja roli i Berishës në grushtin e shtetit

Mar 11, 2018 | 13:12
SHPËRNDAJE

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Ish-truproja personal i Sali Berishës, Izet Haxhia, në një rrëfim ekskluziv për “Panorama”, nga Turqia, zbulon rolin sipas tij, qe ka Fatos Klosi në trazirat e 14 shtatorit, që ndodhën dy ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit.

grushti i shtetit

Ai tregon se edhe rolin qe ka pasur Berisha ne ato trazira, duke e quajtur “organizatorin i këtij grushti shtetit”.

“Klosi, duke qenë një i zgjedhur i klanit të Rexhep Meidanit që ishte në luftë për pushtet me Fatos Nanon, ka pasur rolin e tij në 12 dhe 14 shtator, me veprimet dhe mosveprimet e tij. Me anë të patriotit dhe mikut të tij, Kastriot Islami kërcënonin e frikësonin Fatos Nanon që të arratisej, duke i vënë në tavolinë zarfin me plumb se, sipas tyre, Nano do të vritej nga rebelët e PD dhe nga ana tjetër, me anë të provokatorëve të SHIK-ut në radhët e demonstruesve, i hidhte benzinë konfliktit dhe akteve të dhunës kundër shtetit”- thote ai.

Me tej, Haxhia tregon se “Berisha ka qenë organizatori i këtij grushti shteti sepse që natën e 12 shtatorit, ai ka grumbulluar rreth 30 vetë në selinë e Partisë Demokratike dhe ka deklaruar që duhet të hakmerremi për vrasjen e Azemit. Planet e grushtit të shtetit janë vënë në zbatim nga pjesëtarë të SHIK-ut të Gazidedes, por ka pasur edhe përfshirje të forcave të FARKUT të Bukoshit, të instaluara në Laprakë”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura