Zaptimi i bregdetit/ Policia kontroll në Velipojë dhe Shëngjin, nën hetim administratorja e një biznesi. Ja sa çadra e shezlongë janë hequr

Jul 1, 2021 | 11:24
SHPËRNDAJE

bregdet-policia

Vijon në ditën e dytë aksioni i Policisë së Shtetit për lirimin e hapësirës së plazheve të zaptuara nga bizneset.

Në bregdetin e Shëngjinit janë vendosur efektivët e policisë së shtetit ku puna e tyre është përqëndruar në zonën e Kunës.

Në këtë zonë janë një numër i konsiderueshëm subjektesh të cilët ende nuk e kanë lidhur kontratën me Bashkinë për stacionet e plazhit për shkak të vonesave që janë krijuar me konfirmimin e lejes.

Në këto kushte policia po u jep afat deri ditën e hënë q të kryejnë procedurat për lidhjen e kontratës.

Policia njofton se në zonëne Velipojës është proceduar penalisht një administratore e një biznesi pasi kishte zënë hapësirën publike. Nën hetim është vendosur 50-vjeçarja me iniciale D.H. banuese në Velipojë.

Deri më tani përgjatë kësaj zone janë bërë kontrolle të 46 bizneseve prej të cilave janë hequr 60 shezlongë dhe 30 çadra.

Njoftimi i policisë:

Procedohet penalisht 1 administratore subjekti që kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Stacionin e Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në territorin e Velipojës, kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasen:

  1. H., 50 vjeçe, banuese në Velipojë.

Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Velipojë u konstatua se kjo shtetase kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.

Deri në këto momente janë kontrolluar 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra.  Operacioni vijon pa probleme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura