Zanat sipas modelit gjerman, Klosi: Rrjet shkollash profesionale

Oct 13, 2015 | 11:19
SHPËRNDAJE
Një zanat sipas modelit gjerman është mundësia që u jepet nxënësve te Qendrës Shumëfunksionale Profesionale në Kamëz. Pas marrëveshjes se sotme mes ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ambasadës gjermane dhe GIZ, kjo qender merret nen patronazhin gjerman.

Gjate nenshkrimit te marreveshjes
Gjate nenshkrimit te marreveshjes

Ministri Klosi, gjate fjales se mbajtur pas marreveshjes deklaroi se Shkolla e Mesme Profesionale e Kamzës, me këtë marrëveshjeje do të jetë realisht model i bashkëpunimit me arsimin e mesëm profesional ndërmjet Shqipërisë dhe qeverisë gjermane edhe për shkollat e tjera.

“Ajo që duam të bëjmë është që e gjithë shkolla të transformohet në një model për sistemin arsimor profesional shqiptar. Dhe kjo do realizohet vetëm duke bërë që çdo klasë e kësaj shkolle të ketë një kurrikul të përcaktuar, çdo mësues i kësaj shkolle të marrë trajnimin e nevojshëm, çdo nxënës i kësaj shkolle të ketë mundësi që praktikën ta bëjë sipas sistemit dual gjerman në biznesin e zonës dhe kryesisht në biznesin gjerman që funksionon në zonën Tiranë-Durrës”, – tha Klosi.

 
Sipas tij, synimi është binjakëzimi dhe krijimi i një rrjeti të shkollave profesionale të ekselencës nën patronazhin e qeverisë gjermane. “Kemi shembuj konkretë tashmë në Shqipëri që rruga e emigracionit ilegal është një rrugë e dështuar. Rruga nëpërmjet formimit profesional është një rrugë me shanse shumë të mëdha për të afruar nxënës të kualifikuar për tregun shqiptar të punës, por edhe për tregun gjerman apo europian të punësimit. Është koha që Shqipëria të prodhojë punonjësit e saj të kualifikuar, të gatshëm për tregjet europiane dhe ato shqiptare, tashmë të unifikuara të punës”, – tha Klosi në fjalën e tij.
 
Ndërsa ambasadori gjerman siguroi për mbështetjen që ky lloj arsimi do të ketë nga qeveria gjermane, duke theksuar se Shqipëria dhe tregu i punës kanë nevojë të krijojnë një sistem të ngritur mirë në lidhje me arsimin profesional, si një rrugë e sigurt për të ecur përpara. “Unë do doja që t’iu bëja thirrje veçanërisht të rinjve që të investojnë për arsimin dhe formimin e tyre profesional, i cili do t’u sigurojë atyre më pas një punë të mirë në tregun e punës, një punë të mirëpaguar dhe mbi të gjitha një punë afatgjatë”, – tha ambasadori Hoffman. 
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura