Zana Çelës i ka mbaruar mandati, Ministria e Kulturës shtyn afatin e aplikimeve për Drejtor të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Apr 19, 2022 | 21:25
SHPËRNDAJE

Ministria e Kulturës ka njoftuar se ka shtyrë afatin e aplikimit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit të Operës dhe Baletit, post të cilin e mban Zana Çela, por që i ka mbaruar mandati.

TOB

Me anë të një njoftimi, ministria bën të ditur se afati është shtyrë deri në datën 6 maj, kjo për shkak të kërkesave të vazhdueshme  për informacion për të gjithë të interesuarit.

“Duke marrë shkas nga kërkesat e vazhdueshme për informacion, për të gjithë të interesuarit, afati i aplikimit për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, shtyhet deri në datën 06 maj 2022”, thuhet ne njoftim.

Çela drejton Teatrin e Operës që prej gushtit të vitit 2016, ndërsa e ka mbajtur më herët këtë post edhe në vitet 2000-2003.

njoftim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura